Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ky vendim është ndërmarrë pas kërkesave dhe ankimimeve të disa bizneseve sipas të cilave janë dhënë një numër koncesionesh me parime të padrejta kundrejt konkurrencës së lirë si edhe me kompetenca që i vendosin bizneset përfituese të koncesioneve në kushte të pabarabarta, disa herë madje edhe në kushte dominuese ndaj aktorëve të tjerë në treg.
MZHETS bën të ditur se në momentin që lista e plotë e koncesioneve, së bashku me të gjithë paketat shoqëruese, do të jenë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të ndërmerret një analizë e tyre. Nëse do të vërtetohen se kontratat mund të përmbajnë elementë të padrejtë ekskluziviteti, MZHETS do të paraqesë para qeverisë kërkesat për heqjen e tyre.
Marrë nga Dita
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)