TIRANE - Xhelal Mziu ka marrë edhe një tjetër mandat për drejtimin e Bashkisë së Kamzës. Votat e qytetarëve të Kamzës i kanë dhënë mandatin e tretë Mziut, ndërsa në Kamëz festa e simpatizantëve të djathtë ka nisur prej mëngjesit, kur rezultati kishte krijuar një diferencë përballë kandidatit të majtë për këtë Bashki, Safet Gjicit.
Kryebashkiaku Mziu e ka ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave, e me përmbylljen e këtij procesi dha një deklaratë për mediat ku shprehu emocionet e para të fitore. Mziu tha se në 4 vitet e mandatit të ri do të ketë bashkëpunim me qeverinë.
“Falënderoj qytetarët që më votëbesuan. Do mundohem maksimalisht që të realizoj premtimet, e konsideroj besueshmërinë e tyre përgjegjshmëri për menaxhimin e qytetit për 4 vitet që do të vijnë. Do ia dalim për ta bërë më bashkëpunuese Kamzën. Jam i hapur për të gjetur mundësi siç është qeveria, donatorët e huaj e të tjerë, për të bërë më të mirën për qytetin”, u shpreh Mziu.
/Shqiptarja.com

VIDEO