Mziu pas takimit me Bashën: Nuk e liroj zyrën, shihemi në zgjedhjet e tetorit

Mziu pas takimit me Bashën: Nuk e liroj zyrën, shihemi në zgjedhjet e tetorit

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me krerët e bashkive që aktualisht drejtohen nga PD.

Pas këtij takimi ka folur kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Ai deklaroi i bindur, se nuk e liron zyrën e tij dhe ka paralajmëruar se në 13 tetor qytetarët do shikojnë sesa vota do marrë.

“Asnjë shanc për të lëshuar zyrën përpara zgjedhjeve të 13 tetorit. Është e mjaftueshme duke parë raportin e fundit të OSBE/ ODIHR ku theksohet se është shkelur ligji dhe zgjedhjet janë të paligjshme. Shihemi në zgjedhjet e tetorit”, tha Mziu.

 


Lajmi kryesor:

Basha lë takim me kryebashkiakët e djathtë! Mziu: Nuk e liroj zyrën, në tetor do shihni sa vota do marr


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër