Të premten paraditë është zhvilluar, seanca gjygjësore ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Mziu akuzohet për “shpërdërim detyre” në lidhje me punimet në rrugën Valias-Laknas. 

Kreu i Bashkisë ka shpjeguar përpara trupit gjykues se, ka vepruar drejt në rastin e moslidhjes së kontratës për kompaninë Gjoka Shpk që do ndërtonte rrugën Valias-Laknas. 

Xhelal Mziu theksoi se, “kompania Gjoka, vazdon të jetë e paprokuraur dhe për këtë arsye, institucioni që unë drejtoj nuk ka haxhuar asnjë lek për ndërtimin e aksit rrugor Valias-Laknas”.

Prokurori do të jëpë konkluzionet përfundimtare më datë 26 shtatorë dhe gjykata do të japë vendimin, pas një jave të konkluzionit të prokurorisë. 

Kreu i Bashkisë së Kamzës dhe dy zyrtarët e Bashkisë Bujar Loshi dhe Altis Hoti akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat.
  


Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)