Mbrëmja e 21 nëntorit ka rezultuar tragjike për Ergi Dinin dhe Kejd Halilin të cilët humbën jetën nga aksidenti me motor.
Ernestina Halili, pedagogia dhe gazetarja e njohur ka shprehur dhimbjen për të birin përmes një poezie. Me dialektin shkodran, Erenestina thur vargje ku derdh gjithë dhimbjen e shpirtit për të birin, Kejdin. Me një fotografi, ku Erenestina përqafon të birin, rrjedh rima në këto vargje.
“T'randoi ai qerpik,
pa mujtë m'e hapë me m'thanë :
- Nanë, erdh Ora!
Nuk e dveta Zotin tem:
Pse?! Pse?! Pse?!
Se nan qerpik m'the:
-Nanë, mos dvet...!
Unë iu binda fjal's tande,
Zotit tand e temit...!
Kajherë, dritë e synit tem,
mall po kam me t'pa,
me t'rrokë,
me ta puthë at sy qerpikgjatë,
terr si mbramja e të hanës...
Paj, dert mos ki!
Njatij tandit e temit,
njaty nelt,
nuk mundem m'i mbajtë mni!
N'lutje, t'mban nana n'gji...”, ka shkruar Erenestina në profilin e saj në facebook.
Ndrësa jo të pakta kanë qenë komentet e miqve ndaj këtyre fjalëve të cilët ngushëllojnë Ernestinën dhe i urojnë forcë të përballojë dhimbjen.
“E kush ma fort se ty e ndjeu dhimbjen? Askush. Po sot me forcën tande të shpirtit na dëshmon që dashuria hyjnore është e përjetshme. I madhi Zot të dhëntë forcë në çdo hap”, i shkruan Shpëtim Saraçi.
Ndërsa Rozana Radi ka komentuar: ”Malli vret më shumë se plaga. Nënë e fortë me zemër të madhe u bëre e ja dhe Zotit djalin tënd të vetëm. E Zoti do të japë forcë.”
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

gazetares për të birin që humbi në aksident">