Në dasmën e këngëtarit Sinan
Hoxha lekët mblidhen me fshesë

Në dasmën e këngëtarit Sinan<br />Hoxha lekët mblidhen me fshesë
Më tepër sesa një dasmë, ajo e Sinanit dhe Andrrës, ka qenë një show i vërtetë, që nga momenti i hyrjes së çiftit në sallë deri në përfundim të ceremonisë së mbajtur mbrëmjen e së enjtes. Festa ka qenë e rezervuar për shoqërinë e miqtë e çiftit, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga bota e muzikës, e showbizit shqiptar e atij të Kosovës. Gjithë të ftuarit i kishin sytë nga hyrja e sallës madhështore, kur Andrra e Sinani ecnin drejt ëndrrës së tyre tashmë të bërë realitet.

Pas përshëndetjes me miqtë, çifti ka nisur të vallëzojë nën ritmet e këngës “Love me like you do” dhe ky ka qenë starti i natës së gjatë me surpriza, muzikë, show e argëtim. Pjesëmarrës në eventin më të rëndësishëm të Sinanit kanë qenë miq e kolegë të tij, të cilët nuk kanë ngurruar që në momentet e para të publikojnë fotot e videot e dasmës në rrjetet sociale.

Artistë të skenës shqiptare e kosovare që i shtuan gëzimin festës së dhëndrit e nuses së re ishin Ermal Fejzullahu i shoqëruar nga bashkëshortja, Soni Malaj, Nora Istrefi, motrat Inis e Ingrid Gjoni, Rozana Radi, Zaimina Vasjari, Sergio, Olti Curri, Kastro Zizo, Irma Libohova,Besart Kallaku sëbashku me të fejuarën Xhensila Myrtezaj, Artiola Toska, Blero e Afrona, Albatrit Muçiqi, Leonora Jakupi, Noizy, Çiljeta, Samanta Karavella, Genta Ismaili, Gold AG, Ermal Mamaqi me Amarda Toskën e shumë emra të tjerë të shoëbizit.

Të ftuarit i kishin kushtuar rëndësinë e duhur eventit të shumëpritur prej muajsh, duke u kujdesur për çdo detaj të dukjes së tyre. Hapja e dasmës së madhe është bërë nga Soni Malaj e Rozana Radi, të cilat janë ngritur për të vallëzuar këngën “Gocë Tirone” nga Artiola Toska. Këngëtarja e Shqipërisë së Mesme ka qenë ajo që me zërin e saj të admirueshëm ndezi “skenën” e kësaj dasme.

Edhe momenti i celebrimit të Sinanit e Andrrës nuk ka shpëtuar pa u publikuar menjëherë në Facebook, kur të dy i thanë njëri-tjetrit “Po”. Përgjigjja emocionuese e vetë këngëtarit kur është pyetur nëse e pranon Andrrën si bashkëshorten e tij të ligjshme ka qenë “Me gjithë zemër Po”. Ajo që vihej re ishin shumat e mëdha të parave që janë hedhur nga dasmorët këtë ditë të shënuar për këngëtarin e dashur të publikut shqiptar.

Aq shumë kanë qenë kartmonedhat në dysheme, saqë ndryshe nga çdo dasmë tjetër, ku ato mblidhen me dorë, këtë rast, vetëm fshesa ka mundur t’i mbledhë. Në përfundim të ceremonisë, Artiola Toska ka ndezur sërish atmosferën nën ritmet e këngës së Sinanit “8 me 2”, ku me tone humori e kanë kritikuar për faktin se i ka dhënë fund beqarisë. Një ditë përpara kësaj ceremonie, këngëtari ka shkuar në Kumanovë për të marrë nusen me një limuzinë luksoze dhe më pas e ka sjellë në Tiranë më helikopter, i cili bëri bujë dhe u komentua shumë në rrjetet sociale.

sinan hoxha

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar