Në Elbasan luhet dueli i parë i
titullit, Partizani-Skënderbeu

Në Elbasan luhet dueli i parë i<br />titullit, Partizani-Skënderbeu
Sfida e sotme midis Partizanit e Skënderbeut nuk është vetëm ajo midis vendit të dytë dhe atij të parë, por edhe e mbrojtjes më të mirë me sulmin më të mirë.

Përplasja e parë nga katër që kanë këta dy rivalë për titull, në javën e 9-të të Superiores mund të mos jetë edhe aq vendimtare, por ka shumë rëndësi psikologjike për vazhdimësinë, si dhe për të kuptuar forcën aktuale të dy skuadrave. Të kuqtë kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 1 gol të pësuar dhe atë në ndeshjen me Kukësin, kur iu kushtoi humbjen.

Nga ana tjetër Skënderbeu në 8 ndeshjet e para ka shënuar 11 gola, më shumë nga të gjithë. Por, përveç mbrojtjes solide, Partizani mbështetet edhe te duelet më të fundit direkte, ku në 4 sfidat e sezonit të kaluar kanë regjistruar 2 fitore dhe një barazim. Falë presingut në mesfushë dhe daljeve të shpejta nga krahët, duket se ka gjetur formulën më të mirë për të përballuar me sukses kualitetin e korçarëve dhe për t’i goditur rivalët. Një detyrë të cilën tani e ka Caleb Ekuban, autor i katër golave në tre ndeshjet e fundit.

Por, sulmi i Partizanit do të ketë një detyrë mjaft të vështirë sepse edhe mbrojtja e korçarëve nuk ka të sharë. Skënderbeu ka pësuar gjithsej 3 gola dhe këto në vetëm 2 ndeshje. Në ndeshjen e parë të kampionatit kanë pësuar 1 gol nga Flamurtari dhe 2 gola në humbjen e pësuar nga Tirana në javën e 7-të.

Nga ana psikologjike te Partizani janë më të avantazhuar, pasi të kuqtë vijnë nga tre fitore resht, ndërsa korçarët në dy javët e fundit nuk e kanë shijuar fitoren pasi janë mundur nga Tirana dhe kanë barazuar me Kukësin. Gjithsesi në ndeshje të tilla shifrat e historiku mund edhe të mos thonë asgjë, ndaj pritet që sot në 17.00 në “Elbasan Arena” dy kryesuesit e Superiores të dhurojnë një ndeshje reklamë për futbollin shqiptar.

Enea Jorgji gjyqtari i ndeshjes
Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur Enea Jorgjin për të vënë drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 9-të Partizanit – Skënderbeu. Kryesori i FIFA-s, konsiderohet një nga gjyqarët më të përgatitur shqiptarë, ndonëse për të në të kaluarën nuk kanë munguar kontenstimet sidomos nga kampi i kuq. Gjithsesi përformanca e gjyqtarit të kolegjiumit të Elbasanit në këtë sezon ka qenë mjaft e mirë dhe këtë e konfirmon mungesa e kontestimeve.

32-vjeçari ka gjykuar dy herë të kuqtë dhe vetëm në një rast korcarët në këtë sezon të Kategorisë Superiore dhe në asnjë sfidë nuk kanë qenë i kontestuar. Ndeshja e parë e rëndësishme që iu besua ishte derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana që u luajt në “Elbasan Arena” e që përfundoi në barazim pa gola. Në këtë sfidë të Speriores Jorgji nxorri 7 kartonë të verdhë, katër për bardhelbutë dhe 3 për Partizanin.

Ky gjyqtar nuk i solli fat Partizanit në transfertën me Kukësin, ku humbi minimalisht. Është në këtë ndeshje ndëshkroi 9 lojtarë me kartonë të verdhë 6 për verlindorët dhe 3 për të kuqtë. Por edhe Skënderbeu nuk ka kujtime të mira në këtë sezon në ndeshjen ku ka vënë drejtësi Jorgji. Në ndeshjen ndaj Tiranës në Selman Stërmasi kampionët në fuqi pësuan humbjen e parë në kampionat, me rezultatin 2-1.

Policia blindon Elbasanin
Dueli i kësaj të diele, ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut ka bërë që qyteti i Elbasanit të blindohet. Policia e Qarkut publikoi edhe masat e marra për mbarëvajtjen e ndeshjes kryesore të javës së nëntë në Kategorinë Superiore, ku në gadishmëri do të jenë më tepër se 260 forca policie.

Efektivë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit, por edhe nga komisariatet në vartësi, të cilët do të garantojnë rendin përpara, gjatë dhe pas ndeshjes. Me përballjen për titull që do të startojë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”, ambientet rreth impiantit do të paralizohen afro dy orë më parë. Të gjitha bizneset do të mbyllen, ndërsa nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, ashtu si edhe në disa rrugë të qytetit, që do të mbyllen.

Për shkak të numrit të madh të tifozëve të Partizanit dhe Skënderbeut që pritet të jenë të pranishëm në këtë sfidë, ku mijëra persona pritet të pushtojnë qytetin, policia i kërkoi banorëve të Elbasanit që në ditën e ndeshjes të evitojnë lëvizjen me automjete. Përsa i takon sigurisë brenda në stadium, uniformat blu njoftuan se kontrollet dhe masat do të jenë mjaft të forta, për të mos lejuar futjen në Elbasan Arena të sendeve të forta, por edhe të fishekzjarrëve dhe flakadanëve.
 
 
Kategoria Superiore
Java e 9-të
Sot
Tirana – Vllaznia  16.00
Flamurtari - Korabi 16.00
Teuta – Laçi 16.00
Partizani  - Skënderbeu 17.00
Dje
Kukësi - Luftëtari 1 - 0


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike