Në Filipine, ka lindur shkolla për sirena, që sipas legjendave, do të thotë, gjysem njeri dhe gjysëm peshk. Ndoshta shumë vajza kanë ëndërruar të transformohen në sirena, por tashmë ëndrra mund të bëhet realitet.
 
Në këtë shkollë nuk ndodh asnjë mutacion fizik, por Akademia e Notit për Sirena në Manila, lindi me të vetmin objektiv, për tu mësuar të gjitha atyre vajzave që kanë dëshirë të notojnë si sirena. Vajzat e këtij kursi, veshin një bisht sirene, të krijuar për to dhe marrin pjesë në teknikat e zgjdhura për këtë notim.
 
Instruktorja Anabelle Jimenez shpjegon se ka vërtet sukses me këto leksione, sipas saj, sirenat janë të bukura, lozonjare dhe të këndëshme, cilësi që duan tua transmetojnë edhe vajzave të mëdha edhe të vogla që marrin pjesë.
 
Bukuria e sirenava është e magjishme dhe ka edhe nga ato vajza që kanë frikë nga uji, apo që nuk dinë të notojnë, por marrin pjesë në këto leksione, vetëm për të pasur një foto kujtim, me veshje sirene.
 
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)