Në Gjermani 97.640 kërkesa për azil
pothuajse sa në të gjithë BE bashkë
Sipas të dhënave të fundit statistikore, nga vendet evropiane numri më i madh i të huajve kërkojnë azil në Gjermani.Rezultatet e Eurostatit për periudhën janar – prill 2015 kane treguar se në Gjermani ka patur gjithsej 97.640 kërkesa për azil. Pas Gjermanisë, vendet ku në periudhën e njëjtë janë paraqitur kërkesa për azil janë Hungaria me 39.295, Franca 19.945, Italia 19.745 dhe Suedia me 14.840 kërkesa.
Sipas të dhënave të fundit statistikore, nga vendet evropiane numri më i madh i të huajve kërkojnë azil në Gjermani.
Rezultatet e Eurostatit për periudhën janar – prill 2015 kane treguar se në Gjermani ka patur gjithsej 97.640 kërkesa për azil.
Pas Gjermanisë, vendet ku në periudhën e njëjtë janë paraqitur kërkesa për azil janë Hungaria me 39.295, Franca 19.945, Italia 19.745 dhe Suedia me 14.840 kërkesa.
Në mesin e vendeve evropiane me më së shumti kërkesa për azil gjenden edhe Austria me 13.425, Britania e Madhe me 9.285, Zvicra 5.410, Belgjika 4.570 dhe Bullgaria me 4310 kërkesa, raporton Anadolu Agency (AA).
Në anën tjetër, vendet me më pak kërkesa për azil janë Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Islanda.
Në Bashkimin Evropian (BE) që nga viti 1945 nuk ka patur aq refugjatë dhe azilkërkues siç është rasti në dy dekada të fundit. Qindra mijëra njerëz kanë ikur në Evropë, për shkak të përleshjeve në Siri, Eritre, Pakistan, Afganistan, si dhe nga Ballkani ku nuk ka përleshje por standartet e jetesës janë të ulta.
Mijëra të huaj vdesin në përpjekje për të kaluar kufirin detar apo tokësor drejt vendeve të Evropës. Kush nuk e ka këtë fat qe ne automatikisht ti njihet statusi i refugjatit duhet të paraqesë kërkesën për azil.
Azil është e drejta e refugjatëve politikëAzil politik është e drejta e refugjatëve për strehim në një vend të huaj. Përndryshe, azil paraqet çdo strehim nga persekutimi, sëmundje, pleqëri, shpesh në formën e institucioneve (strehimore për fëmijët e braktisur, të moshuarit, të varfërit dhe të pastrehët).
E drejta për azil është një nga të drejtat themelore të njeriut, e përcaktuar me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut. Këtë të drejtë mund të kërkojnë dhe ta gëzojnë personat që kanë ikur në një vend tjetër për shkak të llojeve të ndryshme të persekutimit në vendin e tyre të origjinës.
Të drejtën për azil kanë refugjatët, të cilëve u njihet ky status nga e drejta ndërkombëtare, dhe të gjithë ata që ndodhen jashtë vendit të tyre dhe nuk mund të kthehen aty për shkak të frikës se mund t'i nënstrohen përsëri dhunës apo persekutimeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi
10 Janar, 14:04
-
Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023! Romani më i mirë “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt! Çmimin për librin studimor e mori Pëllumb Xhufi! Çmime edhe për poezinë, tregimin dhe përkthimin
10 Janar, 14:01
-
'Do e shikojmë kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës
10 Janar, 13:59
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 22 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08