Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën banesës së shefit të Komisariatit Nr. 3, Alfred Numani. Autorët e krimit në pallatin ku jeton Numani kishin lyer me benzinë murin e korridorit të jashtëm. Flakët kanë shkaktuar dëme të fasadës dhe djegien e derës së apartamenti të të kreut të Komisariatit Nr. 3, gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në SHBA. Sipas policisë, zjarri është vendosur mes dy apartamenteve, të fqinjit të Numanit dhe apartamentit të këtij të fundit. Ngjarja ende nuk është zbardhur.

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)