Pas barazimit 1-1 ndaj Kroacisë, italianët janë ndjerë mjaft të zhgënjyer për paraqitjet në Euro 2012. Dy barazime në dy ndeshjet e para, nuk ishte pikërisht ajo që priste Cesare Prandelli dhe futbollistët “e kaltër”. Tani spresa e fundit është fitorja me Irlandën, por edhe kjo mund të mos mjaftojë.

Thiago Motta: "Shpenzuam një rast të madh për të marrë 3 pikët. Tani po mendojmë për sfidën ndaj Irlandës duke e ditur se nuk do të jetë e lehtë. Nuk besoj se do të ketë kombinime rezultati në Spanjë-Kroaci. Jemi profesionistë de çdokush do bëjë punën”.

Pirlo: "Mund ta vrisnim ndeshjen me një tjetër gol, por më pas e ulëm ritmin dhe ata barazuan. Duej ta fitonim këtë sfidë por nuk mundëm, edhe pse kemi shanse për tu kualifikuar. Spanja dhe Kroacia janë dy skuadra të mëdha dhe nuk besoj do ketë kombinime”.

Chiellini: "Isha pozicionuar keq në rastin e golit dhe në topin e gjatë, kroatët u treguan të shkathët. Duhej të isha më afër por në këtë nivel, paguan çdo gabim”.(rb/shqiptarja.com)