Në Phenian, kryeqyteti i Koresë se Veriut, janë shkarkuar të gjitha episodet e Top Gear dhe të shumë serive televizive të tjera, por planet e Kim Jongut për të mbajtur vendin e tij jashtë “kulturës dekadente perëndimore” duket se i ka prishur pornografia.

Seriali britanik mbi autoveturat, Top Gear, spektaklet televizive si The Martin Lewis Money Show apo dokumentarë si Manhunt (Kërkimi i Bin Ladendit) ndodhen në listën e gati 200 shkarkimeve të zbuluara nga Scan Eye, kompania që monitoron BitTorrent, protokoll për shpërndarjen e të dhënave në internet. 

Por, gjithmonë për Scan Eye, përtej shfaqjeve televizive ka pasur dhe shkarkime të pornografisë japoneze dhe asaj amerikane, gjithashtu dhe të disa lojëra kompjuterike, duke përfshirë Angry Birds, Far Cry 3 dhe Troopers Tiny. Shkarkimet në fjalë datojnë deri në shkurt të vitit 2012. 

Gjithashtu, ajo që duhet theksuar është se të gjitha shkarkimet janë bërë në lagjen Ryugyong-dong në verilindje të Phenianit. Ryugyong-dong është një zonë ndërtesash administrative dhe shtetërore e cila përmban Ministrinë e Metalit të Koresë së Veriut dhe Qendrën Ndërkombëtare të Komunikimit të Phenianit, ku ndodhen dhe zyra kryesore të Koryolink, kompania celulare e vetme Koresë së Veriut.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)