TIRANE- Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi, në një intervistë për “A1 Report”, flet për vizitën e Papa Franceskut. Zaimi ndalet te simbolika e kësaj vizite, por edhe lajmet në lidhje me problematikat e sigurisë. Ali Zaimi thekson se besimtarët myslimanë do e presin Papën si mik të vërtetë. Madje ai shton se nëse do evidentojnë ndonjë rast problematik, do ta denoncojnë.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë ndër të parët bashkësi islame në botë, ndoshta e para, ndoshta ndër të parët që e ka dënuar luftën në Siri në mënyrë të qartë që ai nuk është një konflikt fetar, që nuk ka të bëjë fare me fenë aq më pak më fenë islame e cila promovon paqen dhe jo luftën. Përsa i përket vizitës së papës, problemet që fliten se jo mund të ketë, nga besimtarët mysliman nuk të vjen gjë e keqe, vetëm mikpritje, vetëm dashuri dhe respekt pavarësisht ndarjeve dhe pavarësisht besimit, qasjes që mund të kesh, pavarësisht diskutimit që mund të hapësh . Njerëzit që kanë tendencën që t’i zgjidhin çështjet me dhunë, me kaos, me provokime, ata janë shumë larg besimit”, tha Ali Zaimi.
Për Ali Zaimin kjo vizitë shumë e rëndësishme duhet të pasohet me zhvillimin e projekteve konkrete, në luftimin e varfërisë, dhe injorancës.
“Më tepër se sa fjalët, më tepër se sa politika, më tepër se sa ato bisedat që mund të kryen është simbolika e një vlerësimi të tillë, e një bashkimi të tillë, i një hapi të tillë le të themi, është mbresëlënëse, është pozitive. Shpresojmë që sa më shumë të fillojmë bashkëpunime më konkrete në fusha të tilla që shoqëria ka nevojë, që neve kemi nevojë që mbarë besimtarët kanë nevojë për mirëqenie, bashkëpunim, për të larguar varfërinë, injorancën, konfliktin”, u shpreh Zaimi.
Për Komunitetin Mysliman Shqiptar, kjo vizitë e rëndësishme, do të jetë edhe një promovim në rang botëror që do t’i bëhet harmonisë fetare në Shqipëri.
(Speciale)
/Shqiptarja.com

VIDEO