Nënkryetari i PR, Alibali: E
djathta në një parti të vetme

Nënkryetari i PR, Alibali: E<br />djathta në një parti të vetme
TIRANE- Neritan Alibali, nënkryetar i Partisë Republikane bën thirrje partive të opozitës që të bashkohen në një parti të vetme. Në një intervistë për Channel-One, ai sqaron edhe largimin e deputetit Luan duzha, i cili kaloi te LSI. 
 
 
Z.Alibali, një deputet i PR është larguar nga forca politike që ju përfaqësoni dhe ka shkuar drejt LSI-së, gjë që ka ngjallur shumë debate dhe ka rikthyer në skenën politike, atë që quhet ‘trafikimi i deputetëve në parlamentin shqiptar”. A ka një lloj revoltimi brenda PR, për këtë largim?
Mund të them se ka më shumë habi. Gjatë 22 viteve të ekzistencës së Partisë Rebulikane, nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla. Luan Duzha është një njeri që është rritur në këtë parti. Prej 10 vjetësh, ka qenë kryetar i degës së Cërrikut. Dua të them, se ky fenomen nuk është i pari në politikën shqiptare. Ka elemente të tjerë, që kanë lëvizur nga një forcë tek një tjetër, por kanë qenë raste kur vetë personi është konfliktuar me kryesinë e partisë dhe është shkëputur prej saj, për të kaluar tenjëgrup tjetër parlamentar ose personi që ka marrë mandatin e deputetit, nuk ka pasur një lidhje shpirtërore, organike ose politike me partinë përkatëse, por është përfshirë për interesat e tij personal dhe të familjes së tij. Ndërsa akti i Luanit ështënjë veprim joetik, jopolitik dhe joshoqëror, kaq mund të them për këtë.

Z.Alibali, ju kishte vënënë dijeni z.Duzha, se do të bëntë këtë kalim?
Unë e kam dëgjuar këtë, por kurrë nuk e kam menduar se do të ndodhte me grupin parlamentar të PR. Nuk ka pasur asnjë shenjë nga Luani. Vetëm pak ditë më pare se të largohej, ne ishim në një mbledhje kryesie bashkë me deputetët, ku u përcaktuan edhe komisionet parlamentare ku do merrnin pjesë deputetët.

Unë kam këmbëngulur që zoti Duzha të ishtë në komisionin e ligjeve, si një përvojë e re për të, pasi ai është ekonomist. Së dyti, ka një rregull në parlament: pasi bën betimin, çdo deputet deklarohet me shkrim, se në cilin grup parlamentar do të bëjë pjesë dhe Luan Duzha, ka fimorsur për pjesmarjen e tij në grupin parlamentar të PR. Ishte shumë e çuditshme, se pas dy-tre ditësh, ai mbylli telefonat dhe dërgoi një shkresë në selinë qëndrore të partisë, ku deklaronte se do të largohej nga grupi parlamentar i PR-së dhe nga Partia Republikane, për t’iu bashkuar LSI-së.

Ju do të ndaloni si forcë politike, për ta analizuar rastin e Duzhës. Të paktën, kam parasysh një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama, ku thotë se sot, jemi 84, por do të shkojmë përtej këtij numri.
Eshtë thënë rëndom, se opozita nuk është çështje numrash.Problemi qëndron te mazhoranca që ka me tepri pushtet dhe është në momentin më të rrezikshëm për të abuzuar me të. Opozita është opozitë qoftë me 5, qoftë me 50 deputetë dhe do të bëjë rezistencë ndaj çdo veprimi autoritar apo antiligjor të mazhorancës, i cili cënon liritë e të drejtat e qytetarëve apo interesat e vendit.

Nuk duhet të gëzohet mazhoranca për atë shumicë të madhe që disponon, ashtu siç nuk duhet të shqetësohet opozita që largohet ndonjë deputet prej saj. Tek e fundit, është i nevojshëm një proces vetpastrimi. Njerëzit, të cilët nuk janë të vendosur për të bërë opozitë, është më mirë të largohen. Ashtu sikurse, nga ana tjetër, mazhoranca duhet të jetë më e kujdeshmeqë t’i përdorë numrat e shumtë në Parlament për të mirën e shqiptarëve dhe jo për interesa të pushtetit të vet.

Z.Alibali, si e shikoni ju opozitën në këto momente. A është e unifikuar opozita, me aq numra sa ka?
Dua të them, se në zgjedhjet e 23 Qershorit, opozita e sotme mori një goditje të madhe. Një goditje që askush nga ne nuk e kishte parashikuar. Dhe natyrisht, është koha për të reflektuar.Kemi nevojë për pak kohë pasi duhet reflektuar me kujdes si për atë që kaloi por edhe se çfarë duhet bërë për të ardhmen. Opozita ka një problem të madh pasi duhet të luftojë në dy fronte: të riorganizohet dhe në të njëjtën kohë të bëjë rezistencë rezistencë të fortë në parlament dhe në jetën politike ndaj mazhorancës.

Nuk është e lehtë, sepse pas një goditje, duhet të shërosh plagën, por duhet edhe të punosh në perspektivë për tu përgatitur për të riardhur në pushtet. Unë mendoj, se partitë politike të së djathtës duhet të bashkohen në një. Ka ardhur koha të punojmë me sloganin “Një e djathtë, një parti politike”. Prandaj duhet të nisë sa më shpejt procesi i bashkimit të së djathës shqiptare në një parti të vetme, ideologjike, liberale dhe qytetare, në themel të parimeve të të cilës të jetë liria dhe të drejtat.

Është duke qarkulluar brenda së djathtës, kjo ide, z.Alibali ?
Jo, kjo është ideja ime. Siç po ndodh, PD ka hyrë në një proces organizimi të brendshëm, PR po ashtu, pas kongresit që u mbajt para zgjedhjeve, në të cilin u zgjodh kryetari i partisë po përgatitet procesi për zgjedhjen e pjesës tjetër të lidershipit. Secila parti po përgatitet për t’u rioragniziuar në opozitë dhe për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëse ne do të shkojmë si parti të ndara, nuk besoj se do të arrijmë qëllimin, të jemi një forcë e fuqishme e djathtë. Nuk është se ka një lëvizje. Ka vetëm një deklaratë të kryetarit të LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili ka deklaraur se partia e tij do të shkrihet me PD. Por, kjo nuk mjafton.

Z. Shehi, ka deklaruar se do të shkrijë partinë e tij e do të bëhet demokat. Do të pranoni ju republikanët, të bëheni demokratë?
Unë po flas për rithemelimin e një partie të madhe, të vetme e të bashkuar. Nuk ka rëndësi emri. Rëndësi ka që ne të bashkojmë qëllimet dhe programet tona. Të cilat, në fakt janë bashkuar prej tetë vitesh në programin e qeverisë, i cili ka përcaktuar piketa të përbashkëta të padiskutueshme të bazuara në parimet liberale, dhe përsa u përket ndarjeve që kemi pasur, po flas për çështje të tilla si p.sh kthimi dhe kompensimi i pronave ka pasur përpjekje për t’u afruar. Ka qenë PR që ka afruar qëndrimet me Partinë Demokratike, po mbi të gjitha ka qenë PD që i është afruar qëndrimit të Partisë Republikane për pronat.

E shikoni z. Basha, si lider të kësaj partie të bashkaur, z. Alibali?
Unë kam qenë ai, që në këtë studio kam deklaruar se Sali Berisha është lider i së djathtës dhe Lulzim Basha është kryetar i PD-së. Porpo shoh që gjithmonë e me shumë, Basha po merr mbi vetenjë peshë të madhe përfaqësimi të së djathëts.Eshoh në kontaktet me grupet tona pralamentare, idea e tij për të bërë mbledhje të përbashkëta të grupeve parlamentare të opozitës është një hap në drejtimin e duhur sepse unifikon qëndrimet.

Lulzim Basha duhet të marrë iniciativën për rithemelimin e së djathtës shqiptare. Natyrisht,gjithshka duhet bërë me kujdes. Z.Basha, së bashku me drejtuesit e tjerë si zoti Mediu, zoti Shehi e të tjerë, duke përfshirë edhe kapacitetet e mëdha intelektuare dhe politike brënda PD mund të arrijnë të krijojnë një forcë politike të djathtë, që sot t’i bëjë ballë me sukses mazhorancës së majtë dhe nesër tu jap shqiptarëve një qeverisje më të mirë.

A mendoni se do të shërbejë ky veprim i qeverisë Rama për aktin normativ, si një shkak për të kushtëzuar gjithë konsensusin e mëtejshëm që opozita duhet të japë për sa i përket ligjeve të dosmosdoshme për t’u afruar me BE?
Shtyrja e zbatimit të ligjit me administartën civile është një akt i rëndë i qepur keq. Logjika sipas së cilës ne e shtymë zbatimin e aktit gjashtë muaj sepse ligji është i pazbatueshëm për probleme teknike,është për të qeshur. Unë kam qënë për tetë vite zv.ministër dhe katër vjet deputet, por në asnjë rast nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pra, është shumë e dukshme që mazhorancës i leverdis që “ristrukturimin e administrates” ta bëjë me ligjin e vjetër. Kjo duket se është për të pastruar administratën. Zoti Rama, nuk është i qartë se çfarë kërkohet dhe nuk di sesi të mbulohet.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime