Nënshkrimi i MSA-së, Thaçi-Mustafa:
Hap i madh drejt anëtarësimit në BE

Nënshkrimi i MSA-së, Thaçi-Mustafa:<br />Hap i madh drejt anëtarësimit në BE
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi tha se nënshkrimi i Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.Duke komentuar nënshkrimin e sotëm në Strasburg të MSA-së Thaçi në një postim në rrjetin social “Facebook” ka nënvizuar se ky është një sukses i punës dhe përkushtimit të shtetit të Kosovës.

Kosova sot po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i MSA-s është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës dhe e përkushtimit tonë për vlera evropiane. Kjo marrëveshje kontraktuale përmban obligime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces, deri në përmbushjen e perspektivës evropiane”, shkruan Thaçi.

Mustafa: Kjo është dita më e rëndësishme e Kosovës pas shpalljes së pavarsisë
Menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit me BE-në, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se kjo ditë është më e rëndësishmja pas shpalljes së pavarsisë. Mustafa tha se kjo marrëveshje është historike duke i hapur rrugën Kosovës drejt integrimit për në Bashkimin Europian.

 “Sot, vendi im, në mënyrë zyrtare ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje konfirmuam vullnetin e qytetarëve të Kosovës drejt perspektivës eurointegruese dhe hapjen e një kapitulli të ri për vendin. Kjo marrëveshje vulos rrugën e Kosovës drejt BE-së, rrugë e cila nuk ka kthim, por i hap mundësi Kosovës drejt reformimit, përshtatjes dhe implementimit të reformave në të gjithë sektorët. Është rrugë e forcimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, rrugë e stabilitetit politik dhe e perspektivës ekonomike, rrugë e përfundimit të tranzicionit drejt një ekonomie funksionale të tregut, e forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe e zgjidhjeve politike”, tha Mustafa.


Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)  
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm