Nënshkruhet memorandumi i
mirekuptimit për fototekën Marubi

Nënshkruhet memorandumi i<br />mirekuptimit për fototekën Marubi
SHKODËR – Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e godinës së re të fototekës Marubi , në qytetin e Shkodrës. Ditën e sotme, u firmos memorandumi i mirkuptimit për Marubin ndermjet Ministrisë së Kultures, Fondacionit Amerikan, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Shkodër.

Kjo fototekë është një nga arkivat më të pasur të Ballkanit. Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme.

E pranishme në nënshkrimin e këtij memorandiumi ka qene edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila përveç punimeve për fototekën dha edhe lajmin e fillimit te punimeve ne varrezat e Rrmajt

’Nënshkrimi i ketij memorandumi i hap rrugë finacimit të projektit dhe fillimit të punimeve për infrastrukturën që pritet të filloje këtë muaj’ është shprehur ministrja Kumbaro .
 
Qeveria shqiptare ka dhënë një fond prej 55 milion lekësh për ndërtimin, muzealizimin dhe funksionimin e fototekës. Komuniteti Evropian së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kanë vënë në dispozicion një ford prej 470 mijë euro, ndwrsa Fondi Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim ka dhënë një shumë prej 650 mijë dollarësh.
 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë