Reagimi i parë ndaj këtij lajmi ka qënë i ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili me një postim në rrjetet sociale ka përshëndetur presidentit e Republikës së shqipërisë.
Ministri grek shkruan në tëitter “ky akt është një hap i njohjes së kontributit të thellë humanitar dhe i përforcimt të besimit midis popujve tanë”.
Pas këtij reagimi të ministrit grek kanë reaguar mediat greke të cilat kanë transmetuar lajmin në fjalë, në mënyë të detajuar madje me një reportazh i pari e ka transmetuar televizioni shtetëror grek ERT3.
Më pas kanë reaguar të gjitha mediat greke të cilat i kanë kushtuar këtij lajmi një artikull të vecantë. Madje edhe disa nga gazetat më të mëdhaja dhe qindra portale greke kanë reaguar ndaj këtij lajmi icili ka bërë bujë në mediat greke.
Kryepeshkopi Anastas gëzon në greqi një respekt dhe mirënjohje të vecantë nga shumica e qytetarëve të cilët e konsiderojnë si një nga klerikët më të shquar që ka kontribuar për përhapjen e frymës së ortodoksisë, tolerancës dhe humanizmit.
Redaksia Online
a.d/shqiptarja.com












