Në Pashaliman dhe Sazan, stërvitje
e përbashkët shqiptaro-britanike

Në Pashaliman dhe Sazan, stërvitje<br />e përbashkët shqiptaro-britanike
VLORË - Një stërvitje e përbashkët ushtarake mes forcave britanike dhe atyre shqiptare po zhvillohet sot në bazat ushtarake të Pashalimanit dhe Sazanit në Vlorë.
 
Në stërvitjen ushtarake të pranishëm për të inspektuar stërvitjen janë edhe ambasadori britanik Cannon dhe shefi i shtabit, gjenerali Xhemal Gjunkshi.
 
Në stërvitjen ushtarake marrin pjesë 3000 forca të Britanisë së Madhe, të cilat mbërritën pak ditë më parë në Shqipëri.
 
Baza e Pashalimanit u përfol nga mediat ndërkombëtare si pikë e mundshme nga ku mund të ndërhyhet në Siri.
 
Britania e Madhe është një nga mbështetëset e fuqishme të idesë së ndërhyrjes në Siri pas zbulimit të sulmeve me armë kimike nga presidenti i vendit, Bashar al Assad.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca