TIRANE- Efektivët e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga Alban Ded Bitrajn, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2, në kryeqytet për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Bitraj, 37 vjeç dhe me banim në Tiranë, kërkohej nga autoritetet e Policisë qysh kur në pranga u vu i vëllai, Xhon Bitraj. Të dy këta shtetas janë bashkëpronar të një lokali në Rrugën Barrikada, nga ku është konstatuar, më shumë se jë herë, vjedhje masive e enrgjisë elektrike.
Alban Bitraj, fill pas kapjes, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen dhe veprimet e nevojshme procedurale.
/Shqiptarja.com