TIRANE - Lidhur me ligjin e nëpunësit civil, Peleshi tha sot se qeveria nuk shfuqizoi vendimin por mori kohën e duhur për të plotësuar aktet nënligjore të cilat ishin detyrë e qeverisë Berisha.  

” Më vjen keq që opozita vazhdon sjelljen e vet të kundërshtimit. Akti normativ s’kishte të bënte fare me shfuqizimin e ligjit. Ne e kemi votuar. Vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë me amendim të ligjit apo shtyrjen e ligjit por për të shtyrë kohë për të plotësuar të gjitha aktet nënligjore që ta bëjnë ekfetiv. Me pr/ligjin që u miratua në qeveri i dhamë mundësinë vetes të bënim atë që kishte përdetyrë të bënte qeveria e kaluar, por fokusi i saj nuk ka qenë te përmbyshja e detyrimeve por vendimeve që ishin në dëm të vendit”- tha Peleshi pas takimit me ambasadorin izraelit.


(sg/shqiptarja.com)