Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e OKB.
"Vota pro Rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë Evropën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb”.
“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbajti sot një qëndrim dinjitoz që i shërben kujtesës për të mos harruar dhe së ardhmes që e shkuara të mos përsëritet. Vota PRO rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë Europën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb”, thekson kreu i PD.
“Tashmë 11 korriku do të njihet botërisht dhe përgjithmonë si Dita Ndërkombëtare në Kujtim të Gjenocidit të Srebrenicës, duke i shërbyer kujtesës dhe reflektimit të përhershëm për çmimin e lirisë që paguan boshnjakët nga makineria serbe, e cila, me një agresivitet çnjerëzor, u shfaq edhe në luftën e Kosovës”, nënvizon Basha.
Basha shton se, “zhvillimet e fundit në rajon dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten, për më tepër kur politika kthehet në një lojë për autokratët, që për pushtetin e tyre kërkojnë të rikthejnë në Ballkan hijet e errëta të së kaluarës, ndërkohë që popujt, qofshin këta boshnjak, shqiptar, maqedonas, malazez a serb, kërkojnë të shohin drejt së ardhmes”.
Lajmi kryesor:
OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë! Hasani: Shqipëria e bashkë-sponsorizoi dhe e mbështeti
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.9%
-
Trump
50.5%
-
S'kam mendim
2.6%
Vota total: 6422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Toska zbulon në 'Studio Live': Basha do bashkohet me Berishën para zgjedhjeve! Haklaj: Nuk afrohet me non gratën! Ai po nis dhe Gaz Bardhin në burg
1 Nëntor, 21:03
-
21 Janari/ Tahiri paditi Bashën në 2015, Shqiptarja.com publikoi dokumentin e falsifikuar pas urdhërit të Bashës! Si u korrigjua regjistri i Gardës
1 Nëntor, 11:10
-
“Amnistia penale ndikoi negativisht te SPAK dhe GJKKO”, Basha: Progres-raporti i BE dëshmoi se bashkimi i votave mes Ramës e Berishës cenoi luftën ndaj korrupsionit
30 Tetor, 16:28
-
Basha akuza kryeministrit: Rama flet si drejtor azili, po përçan qytetarët me sipërmarrësit! Nuk fsheh dot dështimet, pensionistët meritojnë më shumë!
30 Tetor, 15:40
-
‘Aleanca kundër SPAK’, Basha: Pasi amnistuan ‘bishtat’ e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë ‘kokat’ e pandëshkuara të 34 viteve
28 Tetor, 16:32
-
Takimi me shqiptarët në New York, Basha: Rama sot u kthye te ‘vendi i krimit’, aty ku korruptoi Charles McGonigal! Berisha: Duhet të pritet me protesta
26 Tetor, 22:17
-
Audioregjistrimi i 21 janarit, SPAK dërgon në laborator kasetën! Do të bëhet ekspertimi për autenticitetin dhe identifikimi shkencërisht i zërave
26 Tetor, 10:47
-
'Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Europë', Basha: Programi ynë lufton korrupsionin
25 Tetor, 22:44
-
Basha vijon takimet me zyrtarë në Britaninë e Madhe: Dosjet e SPAK faktojnë lidhjen e qeverisë me krimin
24 Tetor, 14:48
-
Basha takim me Lord Richard në Britani: Diskutime për luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe anëtarësimi i Kosovës në KiE
24 Tetor, 11:35
-
Basha takon Martin Vickers në Parlamentin Britanik: Diskutuam për përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit! Sfidë, ndarja e politikës nga krimi
23 Tetor, 19:01
-
'Vetting dhe ndarje të politikës nga krimi', Basha: Çyrbet në parlament me vullnetin e bandave dhe të Ramës
22 Tetor, 16:49