Në qendër të akuzave të politikës
Sekretari i Nishanit jep dorëheqjen

Arben Idrizi mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës. I kontaktuar nga ResPublica, Idrizi ka pohuar se është larguar me kërkesën e tij nga ky post, të cilin e mbante që prej fillimit të vitit 2013. Bashkëshortja e tij, Altina Xhoxhaj është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, institucion që kohët e fundit është vënë në të vëmendjes për shqyrtimin e disa çështjeve të nxehta.

Ndërkohë që disa herë Xhoxhaj, teksa ka qënë e vënë nën shënjestrën e politikës, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Xhoxhaj ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi, duke shmangur në këtë mënyrë konfliktin e interesit, pasi në shumicën e rasteve kishte për të marrë pjesë në gjykimin e ankimimeve të Presidentit Bujar Nishani, ku sekretar i Përgjithshëm në Presidencë ishte bashkëshorti i saj. Me sa duket Idrizi, që është akuzuar shumë për konflikt interesi për shkak se bashkëshortja e tij ka marrë në shqyrtim shumë ankime të titullarit të Presidencës, ka vendosur t’i hapë “rrugë” Xhoxhajt që tashmë i ka duar e lira për të gjykuar dhe vendosur në çdo rast për ankesat e Nishanit.

Arben Idrizi prej marsit 2001-maj 2011 punoi si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë pranë KQZ, ndërsa për disa vite kreu detyrën e anëtarit të Task Forcës Konsultative BE-Shqipëri në negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asiociimit. Idrizi u punësua si këshilltar ligjor pranë presidentit Nishani më 2012, ndërsa u komandua si Sekretar i Përgjithshëm pas largimit nga ky post të Bardh Spahisë, që kandidoi për deputet i PD në Qarkun e Shkodrës.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete për përmbysjen e zgjedhjeve në 2020

SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete për përmbysjen e zgjedhjeve në 2020