RUMANI - Një politikan 39-vjeçar në Rumani prezantoi në Parlament një projekt-ligj, ku kërkohen që delfinët të kenë të njëjtat të drejta si dhe njerëzit. Projekt-ligji do të debatohet në Parlament javët e ardhshme, ku do të vendoset nëse delfinët do të jenë të barabartë para ligjit me njerëzit.

Kjo nënkupton që, nëse dikush do të vrasë një delfin, atëherë do të dënohet njësoj sikur të kishte vrarë një njeri. Qëllimi i këtij projekt-ligji është që të ndihmojë në mbrojtjen e delfinëve, si dhe një gjest global kundër vrasjes së këtyre gjitarëve.

Politikani 39-vjeçar ka marrë edhe një letër mbështetëse nga regjisori amerikan Louie Psihoyos për kauzën që ai paraqiti në Parlament. Politikani shtoi se i duhet kushtuar rëndësi po njësoj të drejtave të kafshëve, ashtu sikurse çështjeve të tilla si korrupsioni, varfëria etj.

Ai u shpreh se momentalisht nuk ka asnjë mbështetje për këtë projekt-ligj dhe kërkon që të bëhet një hap i madh lidhur me këtë çështje.

(v.gj/shqiptarja.com)