TIRANE- Nëse do ndodhë ekstradimi në Belgjikë i Mark Frrokut, vendin e deputetit për Partinë Kristin Demokrate, do e zerë vllai i tij, Arben Frroku, që aktualisht ndodhet në burg për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Arben Frroku renditet i dyti në listën emërore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Shkodrës. Në muajin nëntor Arben Frroku, është esktraduar nga Greqia, pas arrestimit në këtë shtet, lidhur me kërkesën e bërë nga autoritet shqiptare. Prokuroria e Krimeve të Rënda aktualisht është në fazën përfundimtare të hetimit lidhur me dosjen e vrasjes së Dritan Lamaj, ku pritet që në muajit shkurt të dërgojë në gjykatë si të pandehur biznesmenin Arben Frroku.
Për këtë ngjarje prokuroria zbuloi telefonatën e parë të Frrokut, porsa kishte kaluar kufirin, në drejtim të Greqisë, ku shprehte gëzimin se kishte mbaruar një punë të rëndësishme. Mirëpo, kjo, sipas Frrokëve, s’do të thotë asgjë, pasi pretendojnë se kanë filmime të Arbenit, pranë bizneseve të tij, në kohën kur ka ndodhur vrasja. Nga ana tjetër, Mark Frroku, lideri i Partisë Kristian Demokrate, shpeshherë ka deklaruar pafajësinë e të vëllait, duke pretenduar se i vëllai njihte shumë politikanë.
Kësisoj, me një lëvizje taktike, të lirimit të vendit ose nëse do të ndodhë ekstradimi i Frrokut në Belgjikë, nuk është çudi që postin e shefit të kristiandemokratëve e njëkohësisht, “karrocën e imunitetit politik”, ta marrë vetë Arben Frroku. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë “blitzi” politik, ku vëllai deputet Mark Frroku të lërë mandatin e ligjvënësit, për shkak të problemeve të tij me drejtësinë Belge, duke i hapur rrugë sipas ligjit të dytit në listën proporcionale rajonale në qarkun Shkodër, vëllait të tij Arben Frroku.
Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com