Nëse zhduken faktet dhe lajmet

Nëse zhduken faktet dhe lajmet
Nuk ekziston më përgjegjësia e fjalës. Triumfojnë “gossip-ët vulgarë” dhe prapaskenat e rreme që nuk verifikojnë asgjë. Rezulati është një ekspozim më i madh ndaj dëmtimit të profesionit, që tek lexuesit gjeneron humbjen e pikëve.

Të shkruash do të thotë të marrësh përgjegjësi. Të shkruash është përgjegjësi. Tashmë këtë e eksperimenton edhe ai që shkruan për profesion. Para se të shkruhet një post në “Facebook”, për shembull, qoftë kur bëhet fjalë për një koment apo një ndodhi politike apo për ndeshjen e fundit të futbollit, reflektohet aq sa mjafton për të kuptuar nëse komenti ynë është vërtet i nevojshëm.

I nevojshëm për atë që do ta lëxojë dhe për ne vetë. I nevojshëm për historinë tonë në ueb, për atë që mbetet nga ne në ato vende gjithnjë e më të prekshme virtualiteti. Për atë që, ditë mbas dite, post mbas posti, përfundon duke ndërtuar një identitet paralel. E bëra këtë hyrje sepsese shpesh ai që shkruan për profesion duket sikur harron se sa thelbësore është të kuptojë se përse po shkruan, dhe kujt i drejtohet shkrimi.

Për mua të shkruarit mbi të gjitha ka pasur domethënien e matjes, bashkëndarjes, njohjes, instrumeti i ndërmjetësimit mes meje dhe asaj që më rrethon. Nëse shkruaj për Primo Levin apo për Anna Politkovsajën, nëse flas për Shalamovin apo për “Jo, ditët e ylberit” në televizion, e bëj ngaqë këto argumente janë “unë”. Kanë kontribuuar dhe kontribuojnë në ushqimin e jetës sime dhe më ndihmojnë ta kuptoj atë që jetoj, që shoh, atë që më pëlqen apo jo.

Në këtë pikë nuk ma mendoj se jam ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve. Ajo që pa dyshim më dallon, është privilegji që mund të shkruaj edhe jashtë hapësira së pafundme virtuale. Është pikërisht hapësira që zënë dhe përhapja që kanë, ajo çka i bën fjalët të rrezikshme, edhe nëse janë thjesht recensione librash. Rrëzikuese në masën që do të lexohen, komentohen, përcillen, duhen, urrehen, bashkëndahen, kritikohen.

Fjalët e mia, fjalët e çdonjërit që shkruan sot, duhet të bëjnë llogaritë me një kohë në të cilën të shkruarit, gazetaresk dhe letrar, gëzonte një kredibilitet për t’u pasur zili për ne. “Kanalet e furnizimit elementar” ishin të pakta dhe ajo pakësi e bënte të tërën me më shumë autoritet. Në hapësirat e tilla të kufizuara të të përditshmeve dhe revistave gjente vend ajo që perceptohej si e domosdoshme dhe pak a shumë e pandryshueshme.

Ndërsa sot, informacioni vazhdimisht përditësohet vazhdimisht dhe gjithçka humb karakterin e esencialitetit, gjithçka mund të zëvendësohet, kundërthuhet, përgënjeshtrohet pas pak kohe.

Verifikimi i burimeve mund të lihet mënjanë, ngaqë në rast gabimesh lajmi modifikohet, fshihet ose mund të përmbyset menjëherë. Ndodh kështu, që mes lajmit dhe gossipit ku ka pasaktësi, thashetheme, në mënyrë progresive fillon të mos ketë më dallim. Fitojnë prapaskenat, të cilat shpesh nuk janë tjetër përveçse faqja e zhvatur e uebit, që nuk detyrohen të verifikojnë asgjë, përveçse të gjenerojnë konfuzion. Rezultati i këtij tregimi të realitetit që iu ekspozohet helmuesve të puseve të profesionit gjeneron tek ai që lexon humbjen totale të pikave. E për atë që shkruan? A e dimë se ajo që shkruajmë do të humbasë në detin e gjerë të shkrimeve të nxjerra nga furra pa solucion vazhdimësie? Sigurisht do të bindemi se fjalët tona nuk janë të domosdoshme dhe se mund të shpëtojmë nga çdo përgjegjësi.

Fillohet, kështu, të mos shkruhet më për një publik lexuesish heterogjen dhe shpresohet pulbiku më i gjerë i mundshëm, por për t’i folur një personi të vetëm, gazetari që na ka kritikuar javën e kaluar, gjykatësi që na ka dënuar pardje. Por këto janë justifikime shumë të këqija për të vënë dorë mbi penë ose, më saktësisht, mbi tastierë. Është e rëndësishme që shkrimet tona të mos iu përgjigjen nevojave të hakmarrjes, shpërblimit personal, të mso jenë tupanë të dashakeqësisë, fyerje, zgërdheshje dhe përqeshje.

Të pazot për të argumetuar apo arsyetuar, preferojnë të vjellin, përqeshin, tallin, të shikojnë thonjtë e përlyer e të harrojnë trupin, të ndiejnë një aksent dhe ta injorojnë fjalimin, duke e bërë lexuesin të ndihet pjesë e një shoqërie ku në fund të gjithë janë narcizë të pështirë. Ai që e ka tkurrur kështu shkrimin e tij, kënaqet lehtësisht të hedhë baltë mbi botën, por injoron faktin se, në mënyrë të paevitueshme, do të përfundojë duke qenë jetë pjesë e asaj balte.

Përgjegjësia e fjalës, kurrë si në këtë fazë, duket të jetë venitur, ngaqë gjithçka të modifikohet, madje edhe grafikisht, pas një çasti që është bërë publike. Përshtypja është se edhe përgjegjësitë, ashtu si fjalët, janë përjetësisht të modifikueshme, sipas atij që qeveris, atij që vendos, atij që komandon.

Marrë nga  L'Espresso

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit