KAVAJE - Policia shqiptare pas kërkesës së autoriteteve italiane për arrestimin e 38 vjeçarit Alban Elezi ka ushtruar edhe një kontroll në banesën e këtij të fundit.

Burime për A1Report bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Rrakull në komunën Sunej të Kavajës efektivët e policisë kanë gjetur libra fetarë radikalë si dhe disa pasaporta të falsifikuara.

Nga përgjimet e policisë italianë në komunikimet telefonike që xhaxhai kishte bërë me nipin e tij në Itali si dhe nga komunikimet në Facebook kanë zbuluar se Alban Elezi thirrej me emrin “zio” nga të gjithë.

Ka qenë ky detaj që ka bërë të mundur edhe identifikimin e më pas arrestimin e tij. Ndërkohë policia e Breschias në Itali ka sekuestruar edhe një video përmes së cilës propagandohej bashkimi krah luftëtarëve të ISIS.

Po ashtu në të njëjtën video tregohet qartë se si grisen pasaportat e shtetit të Kosovës.  

isis

isis

(Ne foto ekstremistet e ISIS qe grisin pasaportat e Kosoves)

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)