Në Spitalin e Elbasanit
mungojnë të gjitha barnat

Në Spitalin e Elbasanit<br />mungojnë të gjitha barnat
ELBASAN- Pacientët që marrin shërbim shëndetësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit përballen çdo ditë veç problemeve shëndetësore që kanë edhe me mungesën e medikamenteve. Edhe pse është institucioni kryesor shëndetësor në këtë qytet, pacientët ankohen se aty duhen blerë të gjitha medikamentet duke filluar që nga paracetamoli dhe deri tek shiringat dhe serumet. Mjekët shprehen se edhe pse janë bërë kërkesat për këto produkte elementare spitalore, ato mungojnë dhe pacientët janë të detyruar që t’i blejnë në farmaci.

“Pacientët kanë të drejtë, por kjo është një situatë që siç edhe na është premtuar do të shkoj drejt zgjidhjes dhe mungesat e këtyre medikamenteve do të plotësohet menjëherë këto ditë”, shprehet për “Shqiptarja.com” një prej mjekëve të spitalit. Ndërkohë qytetarët që marrin çdo ditë shërbimin shëndetësor shprehen, se u duhet që të shpenzojnë para për shërbime dhe medikamente që duhet t’i merrnin falas.

“Ime motër erdhi në spital në gjendje të fikti dhe në momentin që i duhej të merrte një serum, infermieri më kërkoi që të shkoja në farmacinë pranë spitalit për ta blerë, pasi spitali nuk kishte. Është e turpshme që në një spital publik të mungojë diçka kaq elementare”, shprehet për “Shqiptarja.com” familjarja e një të sëmure. Sipas pacientëve kjo është një situatë që ka ekzistuar prej vitesh në spital dhe nuk është përmirësuar, edhe pse është premtuar se institucioni do të reformohej.

Në këtë qendër spitalore është e vështirë të kërkosh për kushte në dhomat e të sëmurëve, kur mungojnë medikamentet kryesore. Pacientët ankohen edhe se përballen me një personel mjekësor që nuk zbaton oraret e vendosura dhe nuk ka etikën e duhur profesionale për mënyrën se si sillen me të sëmurët.

Më e keqja sipas familjarëve të të sëmurëve është fakti se në orët e vona të mbrëmjes farmacitë janë të mbyllura dhe mungesa e medikamenteve të caktuara, që duhet të ishin në spital, mund t’i kushtojë edhe jetën të shtruarve spital. Spitali Rajonal i Elbasanit, sipas drejtuesve të tij do t’i nënshtrohet një reforme totale që do të përfshijë përmirësimin e kushteve spitalore dhe plotësimin e të gjitha medikamenteve dhe kërkesave për pacientëve.

Shkrimi u publikua sot (04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut