TIRANE- Vendosja e mesatares si kriter për pranimet në universitete nuk do të jetë vetëm për institucionet publike por edhe ato private, kjo në mënyrë që pranimi të mos jetë masiv dhe pa cilësi. Sipas raportit përfundimtar të reformës në Arsimin e Lartë propozohet rikthimi i notës mesatare dhe konkurset për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Ky është propozimi i anëtarëve të komisionit të reformës, që sipas tyre synon rritjen e cilësisë në universitete. Pas një viti, në 2015, vetëm për të aplikuar për shkollë të lartë duhet të kesh mesataren mbi notën 6.