Në vëzhgim gjithë kontratat
Do rishikohen koncesionet
Një numër i konsiderueshëm kompanish, të mëdha e të vogla, shqiptare e të huaja, janë fokusuar në zonën krom-mbajtëse të Bulqizës.
TIRANE- Një numër i konsiderueshëm kompanish, të mëdha e të vogla, shqiptare e të huaja, janë fokusuar në zonën krom-mbajtëse të Bulqizës. Nuk mungojnë ndër lejet e dhëna as ato për ndërtuesit e rrugës së kombit, Bechtel&ENKA dhe, çuditërisht, një numër i madh firmash të tjera të sektorit të ndërtimit janë gjithashtu prezent. Sikurse tregon harta e koncensioneve, në rajonin e kromit janë 4-5 grupime lejesh, në përputhje me vendndodhjen e rezervave më të mëdha të mineralit. Por, sipas mendimit të specialistëve të fushës, shfrytëzimi i shtresave minerare po bëhet pa kritere shkencore, duke marrë pjesën më me pak kosto, por pa plotësuar punimet e detyruara për të mundësuar shfrytëzimin total të burimit. I cili, po u shfrytëzua në mënyrë “të egër”, varros një pjesë të mirë të mineralit në mënyrë të përhershme.
Nisur nga këto konsiderata, që një javë më parë, ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri urdhëroi ngritjen e Grupit te Punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar sipas detyrimeve të marrëveshjeve koncesionare dhe lejeve minerare, të dhëna në zbatim të legjislacionit minerar në fuqi, në rajonin krommbajtës të Bulqizës. Grupi ka nisur të analizojë realizimin e programit të koncesionit, ndërsa do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar në aktivitetin minerar.
Kontrolli përfshin gjithashtu edhe evidentimin e aktiviteteve të palicensuara që ushtrojnë veprimtari në këtë zonë. Në planin e punës është edhe kryerja e bilancit të rezervave të mineralit të kromit për secilën leje minerare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të tyre, ashtu sikurse bilanci i realizimit të prodhimit të mineralit në vite, krahasuar ky me prodhimin e parashikuar në programet e secilës marrëveshje dhe leje minerare.
Grupi i punës do të shqyrtojë edhe realizimin e grafikut të investimeve të kryera sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat koncesionare dhe kushteve të vëna në lejet minerare.
Lejimi i shfrytëzimit në stilin “Far Ëest” ka bërë që në biznesin shumë specifik të nxjerrjes së mineraleve me ngjyra të përfshihen njerëz që nuk kanë asnjë koncept të biznesit në përgjithësi, madje duke xhiruar edhe para të pista, të nxjerra nga krimi apo korrupsioni. Kjo do të sillte, në mënyrë të pashmangshme, edhe atë seri vrasjesh, plagosjesh e atentatesh me eksploziv, që ka sjellë deri tani, në pritje që shteti të normalizojë situatën.
Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.9%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15