Për pjesën dërrmuese të atyre që punojnë në UST, një nënqeshje tallëse dhe përcmuese është vlerësimi i asaj që ish drejtuesi i lartë i këtij institucioni ka shkruar në intervistën e tij në formë diarreje në gazetën e nderuar Shqiptarja.com në datë 04.06.2014,
Kështu ishte dhe për mua si një pjestar aktual i kërtij stafi akademik, me ndërprerjet kohore të mbulimit të detyrave të tjera në Sistemin Sportiv Kombëtar. Kjo nënqeshje përçmuese është ajo që realisht meriton fëlliqja që ky individ i bën punës shumëvjecare të individëve dhe stafeve të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Por detyrimi për të shkruar këtë sqarim, në vend të replikës, lidhet me disa nga shpifjet që veçova nga lista e gjatë e tyre të jashtëqitura në intervistën në fjalë.
Si drejtues i Institutit të kërkimit Shkencor të Sportit, pjesë e UST në kohën kur zonjat e nderuara Junida Pogoni dhe Ledina Koçi kanë fituar konkursin dhe filluar punë në këtë institucion, unë jam i detyruar të sqaroj opinion për këtë shpifje.
Junida Pogoni është një volejbolliste e shkelqyer e Shqipërisë, kapitene ne ekipit kombëtar, me një karrerë të gjatë plot suksese. Ledina Koçi është një specialiste basketbolli e përkushtuar dhe përgatitur që nëpërmjet sakrificave personale profesionale e familiare ka bërë e vazhdon të kotribuojë në krijimin e një reputacioni të shkëlqyer në këtë sport.
Të dy këto zonja kanë marrë pjesë në një konkurs i c ili është zhvilluar në përputhje me të gjitha kriteret e përcaktuara nga legjislacioni shqiptar dhe asnjë auditim nuk ka mundur të evidentojë shkelje në këtë proces. Si personi përgjegjës për organizimin e konkursit mund të deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se ato zonja plotësuan të gjitha kriteret e përcaktuara dhe afishuara publikisht. Fitimi i konkursit nga ana e tyre nuk është kontestuar nga askush nga konkurentet e tjerë pjesmarrës.
Të baltosësh sot këto zonja të nderuara, ti ofendosh ato në profesionalizmin e tyre duke aluduar në mënyrë të ulët se kanë ardhur në UST për merita të tjera përveç atyre profesionale është një xhest i turpshëm dhe autori i këtij xhesti duhet të kërkojë falje publike sa më shpejt .
Zotëria nuk ka lënë gjë pa thënë e shkruar por ata që i dinë situatat e UST janë të qartë për arsyet e kësaj baltosje kolektive. Sefa mund të thotë çtë dojë, bile mund të vazhdojë të verë edhe titullin Prof.Dr. përpara emrit të tij por kurrë nuk do të mundet të krahasohet me rektorin Rizvanolli në asnjë fushë profesionale, shkencore e karriere. Ai dhe ne e dimë mirë se përse u bë drejtues i këtij institucioni në diktaturë . Ai dhe ne e dimë se sa e ka merituar e meriton titullin shkencor që turpëron duke e vënë përpara emrit të tij.
Përsa i përket rektorit të sotëm ai nuk ka nevojë aspak për avokatinë time. Por ai me të vërtetë ka një faj. Ata që materialin e auditit që përzuri Sefën me turp nga karrikja që kurrë nuk e meritoi, nuk e çoi atje ku i takonte: për ndjekje penale.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com