Burg. Kjo është ajo që shohin të gjithë pas zbatimit të Reformës në Drejtësi, ish-politikanë të kthyer në biznesmenë po nxitojnë të mbyllin dosjet. Prokuroria ka nisur të arrestojë edhe ndonjë person nga sistemi i Drejtësisë, ndërsa politika, të bëjë politikë në emër të reformës. Tensioni i shtuar politik së fundmi në Kuvend, por edhe në rrugë, me protesta, po ndodh për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të presionit për të bashkëpunuar dhe për të realizuar këtë reformë, e cila, në perspektivën e afërt, mbush vetëm burgjet, por në perspektivë afatmesme dhe afatgjatë shpëton Shqipërinë e shqiptarët.
Ambasadori Donald Lu, “engjëlli mbrojtës” i Reformës në Drejtësi, sëbashku me ambasadorin gjerman dhe gjithë përfaqësitë diplomatike europiane, zyra e Bashkimit Europian deri edhe ambasadorja e Çekisë janë hedhur në një aksion politik e diplomatik, që ka vetëm një synim: mospolitizimin e reformës dhe bindjen e palëve se kjo reformë është fjala e BE e SHBA e dërguar në (tokë) Shqipëri dhe zgjedhja e të gjithë partive parlamentare shqiptarë është ta miratojnë të plotë ose ta refuzojnë të plotë. Refuzimi është skenari më i frikshëm që mund t’i ndodhë Shqipërisë dhe që e degdis vendin tonë drejt Lindjes. Pranimi është zgjidhja e duhur dhe e vetme që shpëton vendin.
Por Lu kishte paralajmëruar, duke treguar se kush do të jenë ata që do të sajojnë çdo gjë që kjo reformë të dështojë. Në një takim me pedagogë e studentë (jo politikanë) më 13 nëntor të këtij viti, ambasadori Lu deklaronte: “Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?! Unë e di se kush: ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta sa herë të dëgjoni që këta njerëz kritikojnë reformën në drejtësi”. Më qartë se kaq nuk mund të flasë një diplomat.
Por a ka nisur rezistenca ndaj kësaj reforme? Po. Rezistenca ka nisur, megjithëse deputetët socialistë (Erion Braçe në emisionin Top Story në Top Channel më 10 dhjetor) deklarojnë se fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit do t’i japë drejtim kësaj reforme.
Po kush janë aktorët që kanë për detyrë ta miratojnë reformën apo mundësinë që ta pengojnë? Ata janë të gjitha forcat politike parlamentare, apo grupime të veçanta deputetësh. Në këtë Parlament ka me shumicë të inkriminuar, politikanë të akuzuar për korrupsion, të mbajtur peng për shkak të parave dhe aferave të dikurshme. Ish-ministra, por edhe ministra me probleme serioze dhe me akuza serioze të ngritura nga institucione si Prokuroria, KLSH, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive etj.
Çfarë do të bëjë Reforma në Drejtësi ndaj tyre? Kjo Reformë do t’u presë në mes karrierën politike të gjithë atyre që mund t’ia kenë hedhur ligjit të Dekriminalizimit, ligj që duhet të shoqërohej edhe me Dekomunistizimin.
E gjithë skena politike mund të ribëhet nga e para, ashtu siç po ndodh në Rumani, ku të arrestuarit për korrupsion në sferat e larta kanë arritur deri në 2 mijë persona, 5 nga të cilët janë ish-kryeministra të pas-periudhës së Çausheskut. Ata që dëgjojnë bëmat e zyrës anti-korrupsion në Rumani shpresojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt në Shqipëri. Laura Codruta Kövesi, 42-vjeçarja rumune, po kthehet në heroinë në vendin e saj dhe në një simbol të frikshëm për politikano-biznesmenët shqiptarë.
Ata që nuk duan Reformën në Drejtësi nuk kanë asnjë shans që ta pengojnë atë; e vetmja mundësi është që ta shtyjnë në kohë miratimin e saj, për t’i dhënë mundësi vetes të pastrohen apo për ta korruptuar më pas gjithë procesin e zgjedhjes së sistemit të ri të gjykatave e prokurorëve.
E vetmja mënyrë për ta shtyrë është delegjitimimi i Kuvendit aktual. Ata që mbështesin këtë, thonë se Parlamenti aktual nuk mund ta miratojë këtë reformë, për këtë arsye duhet të zhvillohen zgjedhjet e reja, të zgjidhen deputetë të pastër e më pas ata të votojnë pastër reformën. Në këtë mënyrë duan të shtyhet të paktën dy deri në tre vite procesi, që ka marrë një shtysë të madhe politikë nga ambasadorët aktualë. Në këtë periudhë atyre mund t’ju mbarojë mandati apo prioritetet mund të ndryshojnë.
Ideja e zgjedhjeve të reja ka futur në grackë edhe ata që mbase nuk cënohen aspak nga kjo reformë, por që shpresojnë se Rama mund të rrëzohet apo të detyrohet të negociojë. Kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi nisjen sa më shpejt të punës për reformën zgjedhore, kryetari i PD kërkon zgjedhje të reja, zërat e pakënaqur brenda PS, si deputeti Ben Blushi, kërkojnë “të bëhet diçka ndryshe”, ndërsa Ramës i digjen etapat e deklaruara për miratimin e kësaj reforme.
Çfarë po ndodh? A mos vallë të gjithë këta vënë secili nga një gur në murin kundër kësaj reforme? Do Zoti që aleanca e korrupsionit të mos jetë kaq e madhe, sa të na shkatërrojë të ardhmen tonë. E ardhme, që duhet të ketë sigurinë, mirëqënien ekonomike dhe integrimin e plotë europian dhe që kërcënohet nga çdo vonesë që mund të shkaktohet në krijimin përfundimtar të një shteti ligjor, gjykatave që japin drejtësi, prokurorisë që heton dhe ngre akuzë ndaj çdokujt politikani apo krimineli.
Skemat për ta shtyrë reformën, me zgjedhje të reja, apo me konsultime e riparime politike të drafit, janë thjesht një mënyrë për ta shtyrë disa vite burgimin apo daljen përfundimtare nga skena politike të politikanëve “komardare”, që rrinë gjithmonë mbi ujë, edhe pse janë të zhytur deri në fyt në …
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com