Teksa shkruan për bukuritë e vendit tonë, National Geographic e vë theksin te pasuritë e shumta nënujore që ne kemi, thesare ende të pazbuluara që presin zhytësit.
“Ujësjellësit e fundosura, rrënojat e anijeve dhe shpellat e rralla janë disa nga thesaret relativisht të paprekura që presin zhytësit në Shqipëri. Dekadat e izolimit nën udhëheqjen komuniste të Enver Hoxhë, penguan zhvillimin e trashëgimisë kulturore nënujore, e veçanërisht asaj jashtë bregut jugor.”, shkruan prestigjosja.
Ajo na sjellë edhe një fakt argëtues, ku shkruan se: Enver Hoxha ndaloi zhytjen e mrekullueshme e scuba për të parandaluar që shqiptarët të iknin. Detajë që ndoshta as ne vetë nuk e dinim.
Vendin i parë në listën është për Hara në Etiopi. National Geographic e ka përshkruar atë si një ndër qytetet më të habitshme të Afrikës Lindore. I njohur si “qyteti i shenjtorëve”, ai krenohet me 82 xhami.
Pasohet më pas nga provinca Jujuy në Argjentinë, “shtëpia e sitit Quebrada de Humahuaca pjesë e Trashëgimisë Botërore”, shkruan prestigjosja, e vendosur në veri të Argjentinës.
Në vend të tretë është Tiblisi në Gjeorgji. “Përjetoni charms autentike të Tbilisit të vjetër. Eksperienca tradicionale gjeorgjiane-banjot 24-orëshe të squfurit, kumpletat e dendura të mishit dhe mikpritja legjendare e banorëve të vendit, të tërheqin drejtë Tbilisit të vjetër të çorganizuar.”, shkruan National Geographic.
Sidnej në Australi është gjithashtu një ndër vendet të sugjeruara për tu vizituar, e një ndër arsyet është: Shtëpia e Operës me pamje të re. Një restaurim prej 273 milionë dollarësh, i nisur në maj 2016, po transformon brendësinë e Operës të Sydney-it. Përmirësimet përfshijnë akustikë më të avancuar dhe teatrin e rinovuar.
Dëshironi të zbuloni artin e lashtë të ngjyrave? Epo për këtë duhet të vizitoni Oaxaca në Meksikë. Në Oaxaca gjenden dyqane të shumtë me tekstile të punuara me dorë e të lyera duke përdorur fruta, insekte e ngjyrues të tjerë natyrorë.
Pse të vizitoni Vjenën në Austri? Epo, sipas National Geographic, një arsye është për të festuar lëvizjen e artit të Secesisë. Gustav Klimt, Koloman Moser dhe Otto Wagner-tre anëtarë kryesorë të Lëvizjes së Artit të Secesit të Vjenës u vranë më 1918.
Vendi i shtatë në listë shkon për North Shore, Oahu, në Hawaii, një vend me jetë rurale dhe me një numër të madh fermash.
Shtëpi për gati 180 kombësi dhe mbi 450 restorante, qyteti i tretë më i madh i Suedisë është Malmo, i cili ka zënë vend në listën e 21 vendeve për tu vizituar.
Qyteti Trail në Jordanizë vendin e nëntë në listë. Pse të shkoni në Trail? Epo për të ecur në një rrugë historike të shënjuar rishtazi. Është një rrugë që lidh rrugët e tregtisë së lashtë. Ndarë në tetë seksione të veçanta, gjurmët të çojnë nëpër pyje jordanez, kanione, shkretëtira, dhe përgjatë brigjeve të Detit të Kuq.
E dini se kush është fashati më i madh në Europë? Dublini në Irlandë, e sigurisht për këtë vlen të vizitohet.
Madagaskari, ishulli i katërt më i madh në botë, është vendi i padiskutueshëm i lemurëve, e pa diskutim një ndër vendet e sugjeruara nga National Geographic për tu vizituar.
E vendosur në Oqeanin Indian në lindje të Mozambikut, është shtëpia e rreth 100 llojeve të lemurëve, pothuajse të gjithë të rrezikuar për shkak të shpyllëzimit, ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjera.
Galeritë e artit në natyrën urbane të Santiagos në Kili nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e prestigjozes për ta përfshirë në listë.
Në listën e 21 vendeve ndodhet edhe Phnom Penh në Kamboxhia.pse ta vizitoni? Epo sipas, National Geographic, për të riparo edhe një herë skenat më të mëdha të ekranit. Një vend ku është luajtur edhe filmi i Angelina Jolie “First they kill my father”
Një qytet i ringjallur industrial. E kemi fjalën për Cleveland në Ohajo. A e dinit se "Rock 'n' Roll" u krijua nga DJ Alan Freed me bazë në Cleveland në vitin 1952?
Në vend të 15 është Tetouan, Marok. Përse të mos zbulojmë artin bashkëkohor maroken? Artizanët tradicionalë ende krijojnë qilima në Medinën e këtij qyteti, pjesë e trashëgimisë botërore
Parku Kombëtar Seoraksan, në Korenë e Jugut ndodhet në vendin e 16 të listës.
Seoraksan është në verilindje të provincës Gangwon, vend i Lojrave Olimpike Dimërore të shkurtit. Parku mburret me një terren të mahnitshëm malor.
San Antonio, në Teksas sugjerohet si një vend që ja vlen të vizitohet në festat e fund vitit.
E vendosur në një hapësirë të vogël të shkretëtirës veriore të Labradorit, Rezerva e Parku Nacional Akami-Uapishku-KakKasuak-Mealy është një nga parqet kombëtare më të reja dhe më të largëta të Kanadasë. Parku me një madhësiprej 4,131 metra katrorë është afërsisht sa madhësia e Xhamajkës (4,411 kilometra katrorë), ja përse ja vlen të vizitohet.
Friesland në Holandë pozicionohet në vendin e 20 të listës së përgatitur nga nacional Geographic.
Vendlindja e Mata Hari dhe Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2018, Leeuwarden është kryeqyteti i provincës holandeze të Friesland.
Në vend të fundit, po jo me më pak vlera për tu vizituar, është Parku Kombëtarë Ruahana në Tanzani.
Parku më i madh i Tanzanisë, është shtëpia e rreth një të dhjetës së luanëve afrikane të rrezikuar.
[gallery]24929[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com