Gazetari Erion Dushi ka qenë i pranishëm te disko 'Havana' në Dhërmi ku ndodhi përplasja me armë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai rrëfen tmerrin që ka përjetuar, ndërsa paralajmëron se s'do shkojë kurrë më në atë vend.
Ai shkruan në Facebook se në lokal kishte prindër me foshnja, si dhe një vajzë shtatzënë. Ndërsa në momentin që nisi konflikti i armatosur Dushi tregon se si njerëzit të shokuar mundoheshin të fshiheshin nëpër tavolina.
Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua. Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. Mu kujtua filmi “the kingdom” teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe terhiqja pas vetes miken time të shokuar që ende dridhej dhe më kërkonte mos të rendnim pas turmës.
Erion Dushi, gazetar
Lajmi kryesor: