‘Luftë’ në disko 'Havana' në Dhërmi, policia: Në pranga autori, qëlloi 4 herë/ VIDEO

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal nate në Dhërmi, 37 km nga Vlora. Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë në ajër, pas një sherri në ambientet e një disko mjaft të njohur në jug të vendit. 

Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur brenda në disko "Havana" në zonën e plazhit, mjaft e frekuentuar kryesisht nga të rinjtë dhe jo vetëm, gjatë sezonit turistik. Gjatë sherrit, klientët kanë ikur me vrap të alarmuar dhe për pasojë disa prej tyre janë lënduar nga gotat dhe shishet e thyera. Pak orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e të shtënave, Emiljano Nina, 23-vjeç. 

Përplasja me armë ka shkaktuar panik edhe te turistët të cilët kanë zgjedhur Dhërmiun për të pushuar, ndërsa ngjarje të tilla vënë në pikëpyetje sigurinë në zonat turistike, pavarësisht masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e sezonit. 

Report Tv siguron pamjet/Çfarë la pas përplasja me armë zjarri
Shishe, gota e karrige të thyera. Report Tv siguron pamjet se çfarë la pas përplasja me armë zjarri te disko ‘Havana’. Siç duket edhe nga video, sherri brenda diskos ka qenë masiv dhe ka kthyer përmbys gjithçka brenda ambienteve të diskos. Klientët kanë parë tmerr me sy dhe janë larguar të alarmuar për t'i shpëtuar plumbave. 

Policia: Arrestuam autorin, s'ka persona të lënduar nga të shtënat
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në disko 'Havana', duke arrestuar autorin që terrorizoi qytetarët dhe pushuesit me armë zjarri. Në pranga ka rënë 23-vjeçari Emiljano Nina, i cili ka qëlluar katër herë me pistoletë, pas një sherri me një person tjetër, për motive të hershme.

Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal. Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë. Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.

Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë. Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit'', ''Prishja qetësisë publike'', parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Thuhet në njoftimin e policisë

Ngjarja në disko "Havana" në Dhërmi vjen pas plagosjes me armë zjarri në disko "Mango" në Sarandë në fillim të muajit qershor, ku u qëllua me armë zjarri truproja, Ardian Rako, 31-vjeç. Edhe aty protagonistë ishin disa të rinj të cilin u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë pati të shtëna me armë zjarri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Qëlloi 4 herë me armë në disko ‘Havana’/I arrestuari protagonist i vrasjes së bujshme në Tiranë (Emri)

Emiljano Nina është 23-vjeçari që u arrestua sot nga policia për të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar brenda disko “Havana” në Dhërmi. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes një grupi personash në një kohë kur lokali i natës ishte mjaft i populluar. 

I riu i arrestuar është një personazh i njohur për policinë. Ai ka qenë i ndaluar si bashkëpunëtor në një vrasje të bujshme në kryeqytet, krim i ndodhur në vitin 2015.

Në Linzë të Tiranës u vra në ambientet e një parkingu Enton Nikaj dhe një nga autorët e dyshuar ka qenë pikërisht Emiljano Nina, atëherë 20-vjeç, krahas tre të tjerëve. Nuk është e qartë se si ai ka lënë qelitë e burgut ku ka qenë i dënuar si bashkëpunëtor në krim.

Ora 11:31
'Në lokal kishte prindër me foshnja e gra shtatzëna'/Gazetari rrëfen tmerrin te 'Havana': Mu duk vetja si në luftë!

Gazetari Erion Dushi ka qenë i pranishëm te disko 'Havana' në Dhërmi ku ndodhi përplasja me armë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai rrëfen tmerrin që ka përjetuar, ndërsa paralajmëron se s'do shkojë kurrë më në atë vend.

Ai shkruan në Facebook se në lokal kishte prindër me foshnja, si dhe një vajzë shtatzënë. Ndërsa në momentin që nisi konflikti i armatosur Dushi tregon se si njerëzit të shokuar mundoheshin të fshiheshin nëpër tavolina.

Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua. Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. Mu kujtua filmi “the kingdom” teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe terhiqja pas vetes miken time të shokuar që ende dridhej dhe më kërkonte mos të rendnim pas turmës.

Erion Dushi, gazetar

Ora 11:18
'Pamë tmerr me sy! Gjak kudo, njerëzit vraponin'/'Turisti dixhital' i shkruan Berishës për ngjarjen te disko 'Havana'

"Pamë tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerëzit që vraponin"! Ky është mesazhi që ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, duke iu referuar denoncimit të "turistit dixhital" i cili pretendon se ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes. 

Ndodheshim në Havana klub në Dhërmi ku nje sherr banal mes të “fortëve” degjeneroi me të shtëna armësh dhe njerëz të plagosur. Kemi  parë tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerëz që vraponin kudo. Ka zgjatur më shumë se 10 minuta dhe ngjante me një akt terrorist. Nuk kishim ku fusnim kokën për shkak të ambjentit të hapur. Ka pasur më shumë se 5 të shtëna dhe strukeshim ku të kishim mundësi madje duke shtypur dhe njëri tjetrin. Policia jonë mediokre erdhi 10 minuta pasi kishte mbaruar çdo gjë në këmbë dhe ambulanca pas gjysmë ore. Dhe ka pasur të plagosur. Në lokal askush s’bëri kontroll fizik dhe asnjë lloj pyetje perveçse a keni rezervuar? Këto janë pushimet tona të sigurta dhe me kujtime të bukura. Kjo  është policia dhe shteti që duam. 

Mesazhi i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 09/07/2018 11:28

    Frike nga publikimi i emrit te padronit te ketij qeni te zgjidhur. Firke ti permendin krimet sebashku me vrasjen e m etur ne tentative tek rruga bardhyl. Frike ti permendin emrin e atij qe e liroi dhe cafre mori per shperblim.

    Përgjigju
    • genti: 10/07/2018 00:13

      ervis martini per kete e ke?

  • Denis: 09/07/2018 11:10

    Ptuuuu race e felliqur. E presim ne te behet ky vend i sh******* nga cdo lloj ane nga kjo fare e qelbur qe na ka rene per pjese. Shkon per “party” ndyresira me armen tek brezi. Po keta bodyguarda-t qe te hapin barkun e bejne sikur te kane shpirtin ne dore kur kerkon te futesh diku, ku i kane keta tipat te futen me arme me vete. Pyuuu mallkuar qofsh o race e qelbur shqiptari qe se di si degradove ne kete lloj menyre!!!

    Përgjigju
  • dori: 08/07/2018 23:54

    a ka polici aty.. ca skandali, asnje grup i gatshem... polici skandaloze nga vlora e posjte

    Përgjigju
  • Justice: 08/07/2018 22:29

    Emo xhafe ku e ke forcen e ligjit? Apo eshte pushim?!

    Përgjigju
  • Turistja: 08/07/2018 22:18

    Ngjarja ishte e tmerrshme. Kam perjetuar terror. Skandal qe jetojme ne kete realitet, te pakten policia te thote te verteten se 4 plumba nuk ishin, mbi 7 6-7 te shtena i degjuam.

    Përgjigju
  • ILO: 08/07/2018 15:04

    Po ja nja nje muaj brenda harrohet gjithcka dhe del qe heren tjeter te bej vrasjen e e rradhes ky eshte shteti qe duam por 5000 leke drita qe vjedh kalbesh ne burg se ja vjedh shtetit ndersa se vret apo rrezikon te vrasesh qytetare shteti te shperblen me pak kohe burg kuptohet pasi gjyqtaret prokuroret dhe policet kane mbushur xhepin

    Përgjigju
  • Mulleti: 08/07/2018 14:22

    Derisa shteti nuk i ka ne vezhgim tipat si ky qe eshte kontigjent krimi dhe i dyshuar per vrasje keshtu do i shkoj jeta shqiptarit te jetu me frik se mos haj ndonje koqe plumi,KY ESHTE IMAZH SHUME I KENDSHEM PER TURIZMIN TONE

    Përgjigju
  • Tiku: 08/07/2018 14:06

    Ky autori u nuk ishte denuar me 15 vjet burg per vrasjes ne dajt? Ku doli kaq shpejt?

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 08/07/2018 13:23

    O fredi po meru me motrat e tua mos u mer me motrat e botës. Se sta jep njeri të drejtën të përgojosh të tjerët mos u bëj si paçavuret e pd . Po siç duket edhe ti je nga partia kriminele injorante pd e vjen nga kalimash e të duket vetja në tiran sikur je në PARIS o rigon që të duket vetja lis

    Përgjigju
    • Fredi: 08/07/2018 14:28

      Po pse o Fa-ik cobani fajin une ta kam qe te jane ndare motrat nga burrat? Ti jo vetem emer te ndryshoh, por dhe gjakun te ndryshosh prape i njejti i semure mbetesh. Ke ke ne fis te semure tjeter mendor pervec teje? Djalin e xhaxhait, dajon apo ndonje kusheri te dyte?

  • Labi: 08/07/2018 13:05

    Kisha ber plan t vija na data 25 korrik n shqiperi e t kaloja pushimet deri n 30 gusht Aty Po me cpo degjoj Aty m Mir Po ike n spanje ose n greqi

    Përgjigju
    • Kafsha: 08/07/2018 13:57

      Ore po lebrit xhuxhë e gjoksgropë sikur nuk i duan ktëta të fundit.. ajde mendje që paske, hajde..

    • Erik: 08/07/2018 13:39

      Hajde vella hajde se ka nevoje Shqiperia per parate e tua sikur dhe ti ke nevoje te pushosh #shqip, se sherre te tilla ndodhin perdite edhe ne plazhet me te njohura te botes, por nuk marrin vemendjen e madhe sikur ben media jone.

  • [email protected]: 08/07/2018 12:42

    Dikush eshte i interesuar qe te prishe imazhin Shqiperise. Eh,forca e ligjit po godet dobet.

    Përgjigju
  • Arben: 08/07/2018 12:17

    Policia genjen se nuk ka ndaluar dhe arrestuar asnjeri . Nuk ka asnje te dhene as kush u qellua as pse u qellua

    Përgjigju
  • Fredi: 08/07/2018 12:10

    Do kete qene ndonje Fa-ik qe shkon i armatosur per te bere qef. Nuk ka faj se me dy motrat e ndara nga burrat ja ngacmojne dhe qente e rrugeve. Shqiptaret shkojne per pushime dhe mbajne armen ne brez. Shkojne per tu argetur dhe zihen si qente. Ne kete situate emergjente vetem ushtria mund te vendose rregull. " Rruge te sigurta " quhet operacioni qe vendet e BE po zbatojne kundra terrorizmit. Ky akt qe qellohet me arme ne mes te turmes nuk ndryshon nga aktet terroriste. Personat qe e kane bere duhet te asgjesoheshin fizikisht. Personat qe qarkullojne me arme pa leje duhet te trajtohen si terroriste nga ushtria. Ky popull nuk njeh gjuhe tjeter pervecse forces.

    Përgjigju
    • Faik: 08/07/2018 16:58

      Ore Fredi EDEPZËZI , po so NUK u NDREQE Njëherë ti O Shejtan-Budalla ,që 80% e KOMENTUESVE Nuk të Durojnë dot me KARAGJOZLLIQET e tua , dhe ti ZOG HALEJE Vazhdon akoma duke LEHUR si ZAGAR GJAHU !!!!? Fredi LAPURAKU bën si Gangëster !!? Hej Pikë e Zezë ???! O Fredi po të kem përpara e di ç'farë do të bëj ? Do të Zhvesh LAKURIQ dhe do të RRAH me "HIDHËS" , që mos të vijë më mendja për KOMENTE këtu tek Shqiptarja.com !!! Ti Fredi KËRRMA e di shumë mirë , që me mua e krruajte vet Byt.ën , sepse më bëje KUNDËR KOMENTE për më shumë se 4-5 herë !!! Unë të INJOROVA 3-4 herë dhe NUK të ktheva përgjigje , por pastaj ta dhash përgjigjen ashtu siç e meritoje ti DOBIÇ Ferrash që ke inat VLONJATËT dhe TEPELELENASIT !! Je FUNDËRRINË dhe LLUM !

  • Dufi: 08/07/2018 11:22

    O shtet shker... edhe miskojat e shpis ktyre fidhiqtena

    Përgjigju
  • Erik: 08/07/2018 11:11

    S'ka pse e beni kryelajm nje sherr ordiner ne mes te sezonit turistik. Pak apo shume ndikon per keq tek turistet shqipfoles.

    Përgjigju
    • Erik: 08/07/2018 13:25

      @Ery çfare u ndriçuan shqiptaret nga ky lajm o pecent i trembur dhe pse eshte kaq i rendesishem sa te jete ne faqen e pare te lajmit? Te na tregojne se sa shume je trembur ti?! Po pastaj? A po ndihesh me qete pas ketij mediatizimi masiv? A u sensibilizuan halabaket shqiptare qe te mos bejne sherr me arme here tjeter, apo do marrin nxitje per te perseritur ngjarje te tilla dhe te marrin vemendjen e gjithe opinionit publik ne vend? Lereni te merret policia me ngjarjen dhe te kufizohet tek ju qe e keni perjetuar per se gjalli, s'eshte lajm qe duhet trumbetuar me te madh ne mes te sezonit turistik. Te shkuara vella/moter, shko festo ne ndonje lokal me te qete here tjeter per t'i shtuar shancet vetes te kalosh pushime te sigurta.

    • Ery: 08/07/2018 12:24

      Prandaj jemi ky shtet se ka injorant si puna jote. Te ishe vet aty dhe flisnim bashke.

  • genti: 08/07/2018 10:58

    imagjinoni turistin e huaj qe vjen ne shqiperi sa lemeriset nga kaubojsat tane..do zhvillojm turizem ne..pika neve..shqipja vete ne feste me pistolete ne brez..ndaje mendjen o ik per feste o ik per sherr..si ka mundesi qe te rinjte kane kaq akses te lehte te armet..keta qe kapen me arme pa leje kalbi ne burg ,mos i nxir me dy dite paraburgim

    Përgjigju
  • Erik: 08/07/2018 10:42

    Edhe te festojne nuk dine barbonet.

    Përgjigju
  • ilir: 08/07/2018 10:26

    Keto lloj aktesh demtojne shume seriozisht turizmin.Imagjinioni nje nordik,qe atje vijne relativisht me shumice,te ballafaqohet me nje ngjarje te tille,qofte edhe ne distance.....Liri

    Përgjigju
  • Ora: 08/07/2018 10:17

    Aty pati sherr masiv.. sbehet llaf se u qellua ne ajer..

    Përgjigju
    • Dhe india: 08/07/2018 10:37

      Dhe nga pak te bardhe..te kuqe..dhe jeshile..

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Mori 1 mijë euro ryshfet për të zgjidhur një çështje, GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan! Anila Dushës i kthehet në 4 vite shërbim prove

Mori 1 mijë euro ryshfet për të zgjidhur një çështje, GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan! Anila Dushës i kthehet në 4 vite shërbim prove