TIRANË - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka zhvilluar ditën e sotme një takim me delegacionin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, të cilët vizitonin për herë të parë vendin tonë.
Delegacioni kryesohej nga Franc Schindler në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Kushtetutën, Ligjin dhe Çështjet Parlamentare pranë Landtag-ut Bavarez dhe përbëhej nga 7 anëtarë të tjerë, me një përvojë të madhe në fushën juridike.
Gjatë takimit me Ministrin Naço përfaqësuesit e delegacionit theksuan se marrja e statusit të vendit kandidat është një arritje, që kërkon të vazhdohet me punë të mëtejshme.
Delegacioni shoqërohej nga ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Hellmut Hoffmann, si dhe nga drejtues në disa komisione parlamentare të Bavarisë.
“Ne kishim interes për të parë zhvillimin pozitiv të viteve të fundit në Shqipëri, që shpresojmë se do të vijojë edhe në kuadër të procedurave për t’u anëtarësuar në BE.”- u shpreh kreu i delegacionit, Schindler.
Ministri i Drejtësisë Naço, nga ana e tij, u shpreh se një kontribut të madh në marrjen e statusit të vendit kandidat ka shteti gjerman, që ishte iniciator në hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ai tha se shteti shqiptar ka një vendosmëri për të vijuar reformat e nisura, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Më tej, Naço u ndal në paraqitjen e disa prej arritjeve të deritanishme të nisura nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim reformimin e krejt sistemit të drejtësisë.
“Ne po vijojmë me reformën në Gjykatën e Lartë dhe në krejt sistemin gjyqësor, pasi korrupsioni ka qenë një plagë e madhe e këtij sistemi. Në këtë kuadër, i kemi propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndjekjen e masave disiplinore deri në shkarkim të gjyqtarëve të korruptuar, ku nga shtatori e deri më sot ky numër shkon në 20.”- tha Ministri i Drejtësisë Naço.
Një tjetër aspekt i bisedimeve ishte edhe puna e madhe që duhet bërë për të përmirësuar shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe krijimi i premisave të duhura për ta kthyer Shqipërinë në një vend të synuar për investimet e huaja, gjë që çon direkt në rritje ekonomike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com