Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar asistencë në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë. Në një takim me homologun e tij, Simon Hughes, numri një i drejtësisë theksoi përpjekjet e bëra nga ana e qeverisë shqiptare në drejtim të luftës kundër korrupsionit.
Naço e njohu Ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, Simon Hughes me zhvillimin e konferencës për reformën në drejtesi, e cila do të mbledhë sëbashku të gjithë aktorët e sistemit, për të diskutuar të ardhmen e kësaj reforme.
“Unë vlerësoj se përmbushja e reformave dhe sfidave për integrim, përbëjnë një qëllim madhor i cili kërkon shumë përkushtim nga të gjithë aktorët, por edhe asistencë të vazhdueshme nga ana e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Naço.
Ndërkohë Hughes vlerësoi punën e qeverisë shqiptare në fushën e drejtësisë, dhe i konsideroi hapat e ndërmarra deri tani si shumë inkurajuese, ndërsa shprehu interes lidhur me masat dhe prioritetet në vazhdim. Ai përshëndeti masat e marra përsa i përket transferimit të të burgosurve.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com