
Pasi droga u kap në shtetin turk, Rexhep Rraja është i shqetësuar pasi nuk është i sigurt nëse anëtarët e tjerë të bandës që kanë paketuar dhe ngarkuar drogën në kamion, kanë fshirë gjurmët e gishtërinjve nga qeset me të cilët është paketuar kanabisi.
Në bisedat e shkëmbyera me pjesëtarët e bandës, Rraja thotë se në ato qese janë dhe shenjat e gishtërinjve të xhaxhait të tij, ndërsa i bëjnë me dije se disa nga ato janë përdorur dhe për drogën e të tjerëve, pasi tyre iu grisën qeset.
Jani Çavo: Ja e pyes une
Rexhep Rraja: O vlla na fiket mor burr
Rexhep Rraja: Ca jan kto muhabete
Jani Çavo: Ne i fshijme
Jani Çavo: Se i fusin me dore dhe cunat tane
Jani Çavo: Duro te pergjigjet
Rexhep Rraja: O vlla, pasi isha tu pa gjonat ne vore, me kerkoj thase alumini plaku, edhe i thash ti sjell un, u takova me te ty ku u takuam mbrem edhe i thash ja thaset e aluminit (bosh) po pastroji se i ka prek xhaxhi me dor
Rexhep Rraja: Ok tha i pastroj un
Rexhep Rraja: Po jan perdor disa se ju grisen sy tim
Rexhep Rraja: A jan pastru kte hall kam
Jani Çavo: Jam me plakun
Jani Çavo: Rri pa merak per pastrimin
Rexhep Rraja: Jan pastru ca jan perdor dmth
Në foto vërehen mesazhet me një person të regjistruar me emrin "shoku teos".
A: ora 1:41 PM: Ai i boni vet me spraj
Vec boja qe ferkohet kur i ven siper njona tjetres
B: ora 1:48 PM: thaset bosh po thot
B: ora 1:49 PM: qe te dhash ke karburanti
A: ora 1:50 PM: Po pra
A: ora 1:51 PM: Ca njelen jan ne furgon
Jani Çavo: Po Jane pastru
Nuk dihet se cilëve prej xhaxhallarëve i referohet Rexhep Rraja, i cili rezulton se ka 4 xhaxhallarë.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit të trafikut të drogës, si u kapën 236 kg kanabis në Turqi! Bisedat në SkyECC: Dikush na ka tradhtuar












