'Na hoqët përsheshin me qumësht', fermerët e Përmetit në protestë: Të rriten subvencionet nga shteti, po na nxirrni në rrugë! Pse talleni me fshatin?

Pas fermerëve të Lushnjë, Beratit dhe Fierit, edhe fermerët në Përmet kanë dalë sot në protesta sot para bashkisë për mungesën e subvencioneve dhe rritje e çmimeve që nga nafta e deri te imputet bujqësore.Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionim të drejtë, pasi sipas tyre skema aktuale po i nxjerrë ata në rrugë.

Me pankarta në duar 'Na e hoqët përsheshin me qumësht', 'Ulni çmimin e naftës', "Mos u tallni me fshatin" fermerët protestuan paqësisht para Bashkisë Përmet mbi vështirësitë që po hasin.

Subvencionet në minimumin, asnjë paketë për dalje nga kriza, çmimi i latë u naftës dhe drithërave për blegtorinë, imputet e larta bujqësore sipas tyre e bëjnë të pamundur vazhdimin e punës në bujqësi dhe blegtori. Fermerët shprehen para kamerave që nuk kanë marrë subvencione edhe pse kanë aplikuar dhe kanë 200 krerë bagëti. Ndërsa disa të tjerë shtojnë se dhe ato pak subvencione që kanë marrë nuk i mbulojnë shpenzimet e tyre.

"Duam mbështetje nga shteti, të ngrihen subvencione, aplikojmë dhe nuk i marrim dot. Kam 180 kokë dele dhe nuk kam marrë asnjë rimbursim", tha një prej tyre.

Nëse vijohet kështu nga shteti, thonë fermerët do të largohen nga vendi pasi nuk e përballojnë dot jetesën.

"Kam dalë për të drejta e mia që qumështi të rritet siç janë rritur të gjitha gjërat. Unë kam 200 dhi dhe kam marrë subvencion mjaf të ulët, nuk mbulon dot as gjysmën e shpenzimeve tona. Të na rriten subvencionimi si rajoni, nuk jemi as sa Kosova që është shtet i lirë. Po nuk i mbajta dot do t'i shes dhe do e lë vendin, është e pamundur jetesa këtu, më shumë shpenzojmë se fitojmë", tha një tjetër.

Fermerët kërkojnë rritjen e buxhetit të shtetit për bujqësinë, rimbursimin për njësi prodhimi për kulturat bujqësore, rimbursim për çdo litër qumësht, ulje të çmimit të naftës. Ata thonë se e kanë të pamundur të konkurrojnë me tregun rajonal, pasi pikat e grumbullimit e marrin qumështin nga Serbia ose Maqedonia e Veriut.  Fermerët kundërshtojnë edhe skemën e rimbursimit për krerë bagëtish. Nëse në vitin e kaluar kush kishte 70 krerë dele apo dhi, merrte rimbursim 1200 lekë për gjedhë, tanimë përfitues do të jenë ata që kanë mbi 100 krerë dhi apo dele. Ndërkohë që shuma maksimale që mund të përfitojë nga skema një fermer që ka dele apo dhi është jo më shumë se 360 mijë lekë, aq sa ishte edhe më parë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja