E nis shkrimin tim me këtë shprehje, e cila mund të tingëllojë paradoksale për shumë lexues që do të donin të fshinin nga kujtesa e tyre periudhën komuniste. Gjithsesi, dëshiroj t’i kthehem asaj kohe për të sjellë në kujtesën e grupmoshave që e kanë jetuar faktin shumë domethënës dhe të pamohueshëm të atij regjimi, fanatizmin për të ruajtur natyrën dhe mjedisin të paprekur. Hedhja e një vështrimi të shpejtë mbi ato vite na shërben për të bërë paralelizmin me ate çka ndodh sot, me një katastrofë mjedisore, të cilës nuk dihet se kur do t’i vijë fundi. Burimet natyrore janë pasuri kombëtare që u përket të gjithë brezave dhe në këtë drejtim mund të themi me siguri se vendi ynë është i bekuar, pse jo tejet intrigues në tregun turistik.
Para viteve ‘90 ekzistonte një ekonomi e centralizuar, e cila refuzonte çdo kontakt me botën jashtë dhe, si rezultat, turizmit i kushtohej shumë pak rëndësi. Pjesa më e madhe e investimeve ishte në shërbim të turistëve vendas dhe shumë pak ndaj atyre të huaj. Investimet në këtë sektor ishin të papërfillshme në totalin e investimeve të përgjithshme, por gjithsesi nuk ndërtohej në asnjë rast në zonat turistike çka do të dëmtonte mjedisin jashtë kritereve apo politikave të përcaktuara nga qeveria e asaj kohe. Po t’u referohemi ndërtimeve në bregdet, mund të themi se ato nuk preknin aspak hapësirat ranore, ndërtimet në zonat malore, si psh në Theth, konsistonin në shtëpi të vogla alpine, të përshtatura me mjedisin dhe çka është më e rëndësishmja, nuk bëhej fjalë të dëmtoheshin pyjet, shtratet e lumenjve etj. Mbase drejtuesit e atëhershëm nuk menduan për ne, por në një farë mënyre ne trashëguam një natyrë dhe mjedis të virgjër, një aset autentik që, nëse qeveritë që pasuan do ta menaxhonin në mënyrën e duhur, nuk do të ishim në këtë gjendje që jemi sot.
Dhe natyrshëm lind pyetja: Çfarë ka ndodhur me Shqipërinë pas viteve ‘90? Hapja ndaj botës së jashtme bëri që shqiptarët, të etur për të parë dhe eksploruar të panjohurën, t’u drejtoheshin vendeve, të cilat deri pak kohe më parë ekzistonin vetëm në ëndrrat e tyre. Përpos shkëlqimit dhe joshjes që ofroi realiteti, aq i ndryshëm, për vizitorët, në të njejtën kohë la të kuptonte përballë tyre se rruga për ta bërë atë të prekshëm edhe në këtë vend kërkonte punë e vullnet të hekurt, një tjetërsim rrënjësor të ekonomisë. Ndonëse në format e veta primitive, mund të themi se ndryshimi erdhi në vendin tonë dhe turizmi filloi të lulëzonte, të hidhte hapat ngadalë, por fatkeqësisht nuk kishte pranë një shtet që ta drejtonte në rrugën e drejtë, në rrugën e modeleve më të mira të zhvillimit.
Të gjitha qeveritë, si ato të majta, edhe ato të djathta, e kanë lënë këtë sektor në duart abuzive të biznesit privat, i cili ka bërë çfarë ka dashur, duke masakruar mjedisin me ndërtime, që vetëm të tilla nuk mund të quhen. Shembuj të kësaj masakre ka plot. Mjafton të kujtojmë bregdetin e qytetit të Durresit para viteve ‘90, qytetin e Sarandës, Parkun Kombëtar të Lurës, Ujin e Ftohtë në Vlorë, shtratin e lumit Erzen, pyllin me pisha të Golemit e të tjera pa fund. Sot ndodhemi përpara faktit të hidhur kur turistet vijnë të zbulojnë “sekretin e fundit të botës” (shume paradoksale) dhe përballen me problematika, të cilave askush nuk u jep zgjidhje. Të flasësh për turizëm të qendrueshëm sot, është njësoj si të duash të ndërtosh një pallat shumëkatësh, kur ke hedhur themelet vetëm për një kat.
Në përshtatje me lidhjen shkak-pasojë, shohim se vitet e fundit po ndodh një fenomen, që turistët vendas po u drejtohen brigjeve të Turqisë, Tunizisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi e të tjera, jo më për të shuar kuriozitetin apo për të eksploruar, por sepse atje gjejnë shërbime më cilësore, çmime më joshëse dhe standarde. Prurjet më të mëdha turistike kane origjinë Kosovën, e cila, me liberalizimin e vizave, me shumë gjasa nuk ka për të qenë edhe për shumë kohë “patriote e përbetuar” e mbase nuk ka për të qenë e largët dita kur edhe kosovarët do të sillen në këtë drejtim si vëllezerit e tyre në Shqipëri.
Në emër të ekonomisë së tregut dhe nxitjes së iniciativës së lirë private, qeveritë e detitanishme e zhvilluan turizmin sipas motos “Ndërto ku të duash, ndërto si të duash, ndërto edhe për mua!“, pa kurrfarë vizioni dhe serioziteti. Problematikat janë të shumta, por asnjëherë nuk është vonë për të ndryshuar, për të ndërtuar themelet e forta për një turizëm të qendrueshëm. Që të fillojë të ndryshojë gjendja, duhet të fillojë të funksionojë trekëndëshi i artë qeveri-biznes –komunitet, ku në qendër të tij është turisti, me nevojat dhe dëshirat për produkte turistike. Në të kundërt, ai do të kthehet në trekëndëshin e Bermudës, ku do të humbasim të gjithë. Pa dashur të mohoj disa arritje që u adresohen kryesisht përpjekjeve të bizneseve private vizionare, me atë që kanë bërë në fushën e turizmit, këndvështrimi im kritik është ndaj problematikave, korrupsionit galopant, papërgjegjshmërisë dhe abuzivitetit, lakmisë për të fituar sa më shumë në shumë pak kohë, duke masakruar mjedisin dhe pasuritë e përbashkëta, për të cilat do të duhet t’u japim llogari brezave që do të vijnë. Të gjithë duhet të japin kontribut, por në radhë të parë sfida më e madhe i takon qeverisë së re për të ndalur këtë katastrofë mjedisore, për t’i kthyer Shqipërisë atë mjedis, që e kujtoj nostalgji ku them “Na ishte njëherë Shqipëria”, me pyje të gjelbëruara, me detin e pastër dhe lumenj të kulluar, me histori, kulturë dhe traditë e me një popull mikpritës që në gjenezë.
(Msc. Mimoza Kotollaku, Fakulteti Ekonomik, Elbasan)
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com