Të moshuarit e vetmuar 'bëhen' me krahë! Gjesti i veçantë i fëmijëve që u shtoi jetën (VIDEO)

Është një ditë e veçantë për të moshuarit e qendrës multifunksionale “Të qëndrojmë së bashku”. Të shumtë në numër ata mezi presin ardhjen e mysafirëve të tyre specialë. Ata i mbajnë sytë nga dera për t'i uruar mirëseardhjen miqve të tyre të vegjël që kanë ardhur me një program special per këta të moshuar. Stafi i qendrës së bashku me fëmijët e shkollave 9-vjecare, të mesme e atyre të kopshtit kanë organizuar një koncert për të moshuarit për t’ua bërë atyre qoftë edhe një ditë më të bukur se e zakonshmja. Një kënd tjetër i veçantë është edhe ai i leximit ku të moshuarit ndajnë historitë e tyre me fëmijët e vegjël.  Edhe për të vegjlit kjo gjë u ngjall shumë emocion.

"Arsyeja pse unë vij këtu është sepse ndihem shumë mirë. Më pëlqen të jem pranë të moshuarve dhe ti bëj ata të ndihen mirë. Fakti që unë vij këtu është që tu japim dashuri të tjerëve, por në fakt jemi ne ata që marrim më shumë dashuri seç duhet", u shpreh një prej nxënëseve pas leximit të librave.

Tek “Të qëndrojmë së bashku” loja e dominosë është një argëtim i përditshëm, por kur atyre iu shtohen edhe të rinjtë, kjo lojë kthehet në një sfidë të vërtetë.

"Ne i duam përditë të rinjtë të na vijnë këtu, por meqë ata janë të angazhuar në shkollë, vijnë vetëm kur janë të lirë".

Dy vajzat që ne takuam thonë se për to është shumë e rëndësishme ardhja në këtë institucion dhe se kjo nuk do të jetë hera e vetme që ato do të jenë krah të moshuarve.

"Sa herë që kam ardhur këtu që të luaj, kaloj kohën time të lirë. Argëtohem shumë me moshën e tretë sepse mendoj që është shumë e rëndësishme që tu kushtojmë atyre vëmendjen e duhur. Më pëlqen shumë atmosfera që krijohet këtu, më pëlqen shumë edhe suporti që ne u japim këtyre, qoftë edhe nga ana shpirtërore mendoj që është një kohë e shpenzuar bukur, ndryshe nga monotonia e të rinjve të sotëm", tha për “Rreze Dielli” një prej vajzave.

Fëmijët dhe të moshuarit duke luajtur domino

Nga brenda dolëm jashtë për të përfshirë në këtë ditë të bukur me diell edhe fëmijët e kopshtit. Mbjellja e luleve ishte një kënaqësi e dyfishtë për të veglit por sidomos për të moshuarit.

"Për ne që jemi të vetmuar është shumë e rëndësishme kur na vijnë të rinjtë, sidomos fëmijët. Na rinojnë, na shtojnë jetën, na gëzojnë, na e mbushin shpirtin që e kemi paksa bosh sepse na janë larguar fëmijët tanë. Për këdo të moshës tonë fëmijët të zgjatin jetën. Pavarësisht aftësive tona fizike, prezenca e një fëmije të jep krahë, të bën të fluturosh"

Pas përfundimit të aktiviteteve të ditës, paksa të lodhur, por shumë të gëzuar, të moshuarit shijuan vaktin e drekës të shgërbyer nga të rinjtë e të rejat vullnetare, e kjo gjë iu fali akoma më shumë kënaqësi. Për të gjithë koordinimin e kësaj sëre të gjerë aktivitetesh u kujdes drejtoresha e qendrës, Mimoza Agalliu, e cila na tregoi sa e dobishme është bashkimi i brezave qoftë edhe për një ditë. Të moshuarit e të rinjtë përfitojnë shumë prej njëri-tjetrit.

Qendra jonë sociale, vetë sloganin e ka “Të qëndrojmë së bashku”. Ne i kemi shtuar edhe një slogan tjetër së fundmi, “dashuria është gjithçka”.  Ne jemi munduar që të hartojmë një program me shërbime cilësore të cilat kanë për qëllim ndërveprimin e brezave. Dihet që sot jeta është bërë shumë individualiste dhe njerëzit pak a shumë nuk e kanë kohën dhe mundësinë e duhur për tu shërbyer të moshuarve, ndaj edhe këto aktivitete të shumta i bëjnë të moshuarit të ndihen shumë mirë, tha drejtoresha e qendrës Mimoza Agalliu. 

Fëmijët dhe të moshuarit në qendrën sociale "Të qëndrojmë së bashku"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës