'Na thave shpirtin', postimi prekës i gruas së shqiptarit që vdiq në aksidentin tragjik në Itali

'Na thave shpirtin', postimi prekës i gruas së shqiptarit që vdiq në aksidentin tragjik në Itali

Hysni Qestaj, rreth 40-vjeçar, nga kantoni Vaud i Zvicrës vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën (31 mars) në Italinë veriore.

Makina me të cilët udhëtonte u copëtua në disa pjesë e më pas mori flakë. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh kohë që ta nxirrnin shqiptarin e vdekur nga vetura. Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës.

“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem. Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerëzit e mirë nuk jetojnë gjatë në këtë botë. Ishe aq i mirë, i drejtë dhe i dashur sa Zoti të mori pranë vetes. Po më mbajnë gjallë kujtimet e bukura që i kaluam dhe dashuria që ndamë për gati dy dekada. Pusho në parajsë, aty ku e ke vendin, të deshëm, të duam dhe do të duam përgjithmonë, unë dhe dy engjujt tonë që i le kaq herët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas mediave italiane, 40-vjeçari Hysni Qestaj, vetëm disa orë para vdekjes, ishte në jë klub nate duke performuar në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

Mediat italiane raportuan po ashtu se më DJ shqiptar ishte dhe një vajzë e cila po ashtu humbi jetën. Ajo u identifikuar si Anna Kraevskaya ishte nga Ukraina, me profesion modele.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hako: 07/04/2024 16:03

    A thu te mos kete dijeni se i shoqi vdiq me dashnore ne makine?, apo jemi bere per vaj-medet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë