Kryeministri Rama u prit në takim nga Ati i Shenjtë, Papa Leone i XIV-të, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali Zaho.
Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan, ndërsa bisedimet u zhvilluan në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit me fokus tek situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit evropian të Shqipërisë.
Gjatë bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, siç shkruan Vatikan News, u vu në dukje gjithashtu marrëdhënia e mirë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë ndërsa u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile.
Më herët, Rama vizitoi Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku u prit në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore.
Ndërkohë, të mërkurën kryeministri përcolli lutje për popullin shqiptar në bazilikën ‘Regina di Albania’, ku gjendet shëmbëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë.
"O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar. Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne", thuhej në lutjen e Ramës.
Vizita vijoi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, ndërsa në përfundim Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij vizituan vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Gjatë vizitës zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama është ndalur për homazhe te varri i Papa Françeskut në Santa Maria Maggiore. Së bashku me bashkëshorten, Lindën dhe djalin, Zahon, ata kanë lënë një buqetë trëndafilash të bardhë duke nderuar kujtimin e tij.
“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama krah videos së ndarë në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik.
Ndër temat që u diskutuan mes Atit të Shenjtë ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë bëjnë me dije se më pas, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama po vijon vizitën e tij zyrtare në Vatikan.
Paraditen e kësaj të enjteje, Rama mbërriti në Pallatin Apostolik të Vatikanit.
Kreu i qeverisë shqiptare u prit nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.
Komente













Te ndihmofte zoti se pisk e ke punen or teeeejjjjj
Përgjigju