Nacionalizmi i vaksinave/ Presidenti i KiE akuzon Londrën për ndalimin e eksportit, hedh poshtë akuzat për BE-në

Tensione të reja kanë nisur me Mbretërisë së Bashkuar dhe BE mbi nacionalizmin e vaksinave pasi Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel akuzoi Londrën për "ndalime eksporti".

Michel tha se ishte "tronditur" nga akuzat e nacionalizmit të vaksinave kundër BE, pas vendosjes së mekanizmit për të kontrolluar eksportet e vaksinave të prodhuara në territorin e saj.

Londra i hodhi poshtë pretendimet menjëherë “ Qeveria Britanike nuk ka bllokuar kurrë eksportimin e një vaksine të vetme. Çdo referencë ndaj një ndalimi të eksporteve nga MB ose ndonjë kufizim i vaksinave janë plotësisht të rreme," tha një zëdhënës i qeverisë së MB të martën.

Michel në një postim në rrjetet sociale tha se kishte "mënyra të ndryshme për të vendosur ndalime ose kufizime për vaksinat / ilaçet" dhe theksoi se ka forma të ndryshme.

"Do të isha shumë i lumtur nëse reagimi i Mbretërisë së Bashkuar çon në më shumë transparencë dhe rritje të eksporteve, në drejtim të BE dhe vendeve të treta," tha Michel.

Michel ka theksuar se BE " nuk e ndaloi kurrë eksportimin e vaksinave", tha Michel dhe për të mbështetur më shumë mendimin e tij ai përdori si shembull se  "shumica" e dozave që mundësuan vaksinimin masiv në Izrael erdhën nga Belgjika.  Ndërkohë theksoi ai,  MB dhe SHBA "dekretuan një ndalim të plotë të eksportit të vaksinave ose përbërësve të vaksinave," tha ai.

Mbretëria e Bashkuar udhëheq pjesën tjetër të Evropës në administrimin e dozave të para të vaksinimit, ndërsa BE është përballur me kritika për përhapjen e ngadaltë të fushatave të vaksinave në bllok.

Tensionet janë të dytat brenda këtij viti midis MB dhe BE mbi furnizimet e vaksinave. Pas deklaratave se kompania AstraZeneca nuk do të dorëzonte dozat e vaksinave për të cilat ishte rënë dakord, BE vendosi kontrollet në kufi  me Irlandën e Veriut në kundërshti me marrëveshjen post Brexit dhe duke zemëruar Londrën.

Plani i BE u braktis shpejt por nxiti një grindje më të gjerë mbi marrëveshjet e rëna dakord për Irlandën e Veriut, e cila ka përjetuar probleme furnizimi nga Britania e Madhe për shkak të burokracisë së re.

Kriza e furnizimit me vaksina detyroi Komisionin Evropian të miratojë një rregullore për të kontrolluar eksportin e vaksinave të prodhuara në  një nga vendet anëtare të BE. Këtë javë Italia duke përdorur pikërisht këtë praktikë, ku bllokoi një dërgesë të vaksinave të koronavirusit drejt Australisë, hera e parë që mekanizmi i ri i kontrollit të eksportit të BE është përdorur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia