Naço: Berisha po rrezikon zgjedhjet
s'mund të kthehemi më në ‘96
Deputeti, Nasip Naço shpjegon qëndrimin e grupit parlamentar të LSI lidhur me diskutimet që do të bëhen në seancën plenare ditën e hënë. Ai thotë se do të bëjnë përpjekjen e fundit për të bindur mazhorancën se kjo nismë e tyre është antiligjore. Për Naçon kjo që po ndodh mund të konsiderohet një rikthim i `96.
TIRANE - Deputeti, Nasip Naço shpjegon qëndrimin e grupit parlamentar të LSI lidhur me diskutimet që do të bëhen në seancën plenare ditën e hënë. Ai thotë se do të bëjnë përpjekjen e fundit për të bindur mazhorancën se kjo nismë e tyre është antiligjore. Për Naçon kjo që po ndodh mund të konsiderohet një rikthim i `96.
Të hënën pritet hedhja në votim e kërkesës së mazhorancës për zëvendësimin e anëtarit të KQZ. Çfarë qëndrimi do mbajë LSI?Në seancën e ditës së hënë, grupi parlamentar i LSI në Parlament do bëjë përpjekjet e duhura për të bindur sërish mazhorancën që rruga e ndjekur prej saj është një rrugë antiligjore, pasi neni 18 i Kodit s’parashikon në asnjë rast shkarkimin e anëtarit siç shprehet PD.
Ne kemi lajmëruar dhe Trojkën për t’u thënë që kjo mazhorancë e ka humbur legjitimitetitn, kjo mazhorancë po rri sot në pushtet me deputetët e PS për të shtyrë dhe këto kohë që i kanë mbetur, por ajo po rrezikon seriozisht zgjedhjet e lira e të ndershme. Nuk është problem i LSI me apo pa anëtar të KQZ, pasi bashkë me të majtën e bashkuar do t`i shërbejë rotacionit politik në 23 qershor dhe sigurisht do ekulibrojë pushtetet e pavarura në Shqipëri.
Rrugët ligjore që do të ndiqen? Ne kemi kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve përmes një letre që i kemi dërguar Trojkës për gjithë ndërhyrjet parlamentare.
I frikësoheni kësaj lëvizje që po bën Berisha mbi KQZ...?Kodi Zgjedhor është miratuar me konsensusin e palëve dhe me marrëveshje. Janë votuar edhe anëtarët e propozuar me konensus nga deputetët. Në momentin që janë miratuar në KUvend askush nuk ka të drejtën ligjore të shkarkojë njërin apo tjetrin anëtar. Ky është një precedent i rrezikshëm që kërcënon të zgjedhurit e institucioneve të pavarura.
I bie që ne nesër të fillojmë të heqim nënkryetarin e KLD pasi e ka zgjedhur PD e s’mund të arrijmë deri te Presidenti me këtë logjikë. Është antiligjore, që tregon qartë se PD i ka të humbura zgjedhjet më 23 qershor. Kjo nuk bëri as më shumë as më pak, por bashkoi e unifikoi dhe një herë të majtën, një të majtë të përçarë në këto vitet e fundit.
Mund të themi se ky është një precendet si më `96?Me apo pa komisionerë, vota do të jetë popullore. Nuk besoj se një apo dy komisionerë të LSI në KQZ apo komisionet e tjera do të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në 23 qershor. Berisha është në vëzhgimin e gjithë ndërkombëtarëve. Ne s’jemi vetëm, kemi me vete të gjithë të majtën shqiptare, popoullin shqiptar, por dhe gjithë ndërkombëtarët për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Nuk mund të kthehemi mbrapa si në viti 1996.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
73.9%
-
Jo
23%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 830
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55