TIRANË - Mosfunksionimi në parametrat e duhura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që ka çuar në degradimin e sistemit të drejtësisë ka qenë kryefjala e diskutimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku Ministri i Drejtësisë. Naço është kërkuar të raportojë nga deputeti Armando Subashi lidhur me organizimin e pushtetit gjyqësor dhe për KLD-në.
"Më ka shqetësuar situata degraduese ku ka rënë sistemi i drejtësisë që nuk është përmirësuar, por ka bërë hapa mbrapa"-tha deputeti Subashi i cili duke iu drejtuar Naços shtoi se “Sistemi i drejtësisë nuk varet nga ministri, por ju keni rol në mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë”.
“KLD nuk ka arritur të plotësojë detyrimin ligjor që të vërë në funksion të plotë Gjykatën Administrative, për këtë gjykatat kanë veprimtari të cunguar.”-tha Naço duke iu përgjigjur pyetjes së Subashit se nëse KLD po i përmbush apo jo detyrimet ligjore si institucion.
Sipas ministrit të Drejtësisë, KLD nuk ka funksionuar si duhet prej vitit 2012-të.
KLD nuk ndjek afatet në axhendë dhe gjithashtu i shkel ato. Tha Nasip Naço duke theksuar se “Ka shkelje të ligjit me qëllime klienteliste, por edhe emërimet e fundit apo ngritjet në detyre janë në shkelje të ligjit.
Janë rreth 100 gjyqtarë në shkelje të ligjit por që janë legalizuar vitet e fundit sipas ministrit Naço.
“Kanë kaluar rreth 6 muaj dhe KLD nuk ka një analize që duhet ta bënte për tre muaj. I kam kërkuar presidentit që të fusin procedimet disiplinore në rend te ditës.”-tha Naço.
Ministri Naço i është përgjigjur edhe pyetjes së Vasilika Hysit lidhur me kërkesën e ish-kryeprokurores Ina Rama për rikthimin në detyrë.
“Kërkesa e saj prej mbi 1 viti nuk është futur në rendin e ditës. Kur ka ribërë kërkesën është parë që ishte e drejtë.”-u përgjigj Naço duke shtuar se “KLD me votim ushtarak, e hodhën poshtë kërkesën e saj të parë. Ligji flet qartë skam çfarë shtoj.”
Ekspoze nihiliste e ka quajtur përgjigjet e ministrit Naço dhe fjalën e deputetit Subashi
“Ky është sulmi i radhës ndaj KLD-së dhe gjyqësorit, sulm në vazhdim të gjyqtarëve të shkalles së parë dhe Presidentit.” –tha deputeti i PD, Eduard Halimi, ndërsa ka pyeturministrin nëse a ka ai ndonjë përgjegjësi për procesin e vendeve vakante në Gjykatën Administrative.
Minitri Naço i është përgjigjur se “Janë 2 kryetarë gjykatash të komanduar të cilët nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe KLD pret të bëhen 4 vjet që t’i emërojë.”- tha ai duke shtuar më pas se “Krijimi dhe funksionimi i Gjykatës Administrative është revolucion, por vakancat në Gjykatën Administrative në Vlorë Korçë, Gjirokastër, Shkodër tregon mungesë eficence.”
YLLI MANJANI: NUK KA KLD ËSHTË PARTI POLITIKE, DUHET REFORMUAR
Gjatë raportimit të ministrit janë përfshirë në debat edhe deputetët Ristani dhe Manjani.
“Pse ju kanë zgjedhur juve, për të dëshmuar për KLD”-i është drejtuar ministri Naço deputeti Ristani.
“Nuk ka KLD, është parti politike” ka qenë reagimi i deputetit të LSI, Manjani i cili theksoi se “KLD ka nevojë për reformë të thellë”
Lidhur me një reformë të mundshme për KLD-në ministri Naço është shprehur se “duhen edhe aktorë të tjerë, jo vetëm ministri, kemi kërkuar dhe pritur që bashkë me partnerët ta reformojmë këtë institucion
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO