FUSHË KRUJË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka mungesë të theksuar integriteti dhe efiçence është konstatimi i bërë nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço gjatë fjalës tij pas një aktiviteti në burgun e Fushë-Krujës.
Një investim i përbashkët i ministrisë së drejtësisë dhe federatës shqiptare të futbollit u finalizua me ngritjen e një kalçetoje në burgun e Fushë-Krujës.
"Unë mund të them vetem që në muajin shtator deri në ditën e sotme janë proceduar rreth 20 gjyqtarë ku 12 janë dërguar për shkarkim. Është lart drejtësisë ai që duhet të marri vendimet ne kohë. Për mendimin tim e kam thënë publikisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë ështe një këshill me mungesë të theksuar efiçense, me mungesë të theksuar në disa raste dhe integriteti që nuk e zbaton drejt dhe si duhet ligjin." shprehet Naço
Në inaugurimin e saj u zhvillua një ndeshje futbolli mes të burgosurve dhe një ekipi të përbërë nga ish futbollistë të kombëtares.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-3 në favor të ekipit të përbërë nga burgosurit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO