Naço: Letra e Tahirit shmangu
akuzat e Presidentit ndaj meje

Naço: Letra e Tahirit shmangu<br />akuzat e Presidentit ndaj meje
TIRANE - “Nëse Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ma kishte dërguar mua letrën me vendimet me shkelje nga ana e gjykatave, Presidenti do të pretendonte për presion politik mbi gjyqësorin.” Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizonin A1 Report, referuar letrës së Ministrit Tahiri drejtuar Presidentit Nishani për marrjen e masave ndaj gjyqtarëve që vendosin në shkelje të ligjit, duke lënë të lirë kriminelët e arrestuar.
 
Sipas Ministrit Naço, nëse letra e ministrit Tahiri do t’i ishte dërguar atij dhe jo kreut të shtetit, atëherë ky i fundit do të kishte ngritur akuza për presion politik mbi togat e zeza. Naço thekson se letra i është dërguar Nishanit në cilësinë e kreut të KLD, për të marrë masa ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin me vendimet e tyre, duke e cilësuar këtë si nismën e duhur nga ana e Ministrit të Brendshëm. Sipas Naços, Presidenti nuk duhet të kishte reaguar duke u shprehur se shqetësimin do të ia përcillte edhe Ministrisë së Drejtësisë, por që të dyja palët, si inspektorati i dikasterit që ai drejton ashtu edhe ispektoriati nen drejtimin e Nishanit, të kryenin kontrolle të përbashkëta ndaj këtyre shkeljeve.
 
“Ministri Tahiri është ndër ministrat tejet aktiv në funksionin e vet dhe shqetësimet e përditshme që merr nga shefat e policisë për mënyrën si operon sistemi gjyqësori i ka dhënë mundësinë t’i drejtohet Presidentit të Republikës. Presidenti është kreu i KLD, por është edhe një inspektoriat që shikon kërkesat. Nëse do më ishte drejtuar ministri Tahiri mua, presidenti do thoshte: Ministri ka filluar presion politik mbi gjyqësorin. Do duhej që presidenti të mos kthente këtë përgjigje por të thërriste ministrin e Drejtësisë dhe dy inspektoriatet të bënin një kontroll. Unë nuk besoj se të gjitha shqetësimet e ministrit qëndrojnë, por në ditët që vijnë Presidenti që drejton inspektoriatin dhe unë me inspektoriatin që drejtoj mund të bëjmë kontrolle të përbashkëta pa u mbivendosur me njëri-tjetrin. Nëse do m’i dërgonte mua ankesat unë do thoja që ka bërë një gabim, ai ka bërë zgjedhjen e duhur i është drejtuar kreut të KLD-së.” theksoi Naço

Ministri i Drejtësisë  nënvizoi se do të presë reagimin e Këshillit të Lartë të Drejtësië për të kontrolluar 25 vendimet konkrete të denoncuara nga ana e Tahiri, ndërsa i bëri thirrje Presidentit të mos i shmanget përgjegjësive pasi është kreu i KLD.
 
“Unë do pres reagimin e KLD që të ushtrojë kontroll ndaj ankesave të ministrit. Presidenti nuk duhet t’i shmanget përgjegjësive të tij, është kreu i KLD dhe drejton një inspektoriat.” nënvizoi Naço.

naco
(Ne foto: Ministri i Drejtesise Nasip Naco ne studion e emisionit "5 Pyetjet nga Babaramo)


Pjese nga intervista e minsitrit Naco ne "5 Pyetjet nga Babaramo"

Cili është rasti më flagrantë që kërkesa juaj s’është marrë parasysh?

Janë tre raste të gjyqtarëve dhe materiali fillestar ka ardhur nga ILDKPI. Gjyqtarë që kishin një pasuri me miliona euro të pajustifikuar, Gjin Gjoni dhe dy të tjerë. Më ambsurdja, s’u bënë verifikimet paraprake, s’u pyetën njëherë këta se cila ishte pasuria e tyre. Por ia kërkon ministrit të vërtetonte se pasuria ishte vënë në mënyrë të paligjshme.
 
Kështu tha dhe zoti Çefa në studio, që ju duhet t’i coni provat…
Unë nuk kam barrën e provës sepse nuk jam prokuror, sot jam ministër. Një shqetësim dhe një material të ardhur nga ILDKPI ia vura para anëtarëve, edhe zotit Gjoni që është vetë anëtar, që hajde provoje para Këshillit që këtë pasuri e ke vënë në përputhje me ligjin.
 
Dhe çfarë procedure u mor?
Përveç meje si ministër asnjë anëtar nuk kishte asnjë material të dërguar nga ministri i Drejtësisë. Që tregoi që mbledhja ishte bërë diku tjetër dhe aty ishte vetëm një show. Një tragji-komedi për mënyrën si është vepruar për këta gjyqtarë.  Gjyqtari e pranonte në sy të KLD që m’i kanë falur shtëpinë, makinën 20 mijë euro, dhe këta anëtarë thonin që është detyrë e ministrit për ato gjera që ai i thoshte me gojën e tij. E rrëzuan kërkesën se nuk donin se pas kësaj do vinin raste të tjera. Dhe ka raste të tjera.
 
Çefa tha se juve iu kërkua të ndryshoni masë, jo shkarkim po pezullim, pse refuzuat?
Minimumi që do bënte Çefa do ishte që kërkesën ta kishin pezulluar sa të ishte shprehur Prokuroria. Po s’e bënë se i ishin lidhur këmbët për shkak të konfliktit të interesit që kanë anëtarë të KLD-së se promovojnë njëjri-tjetrin në kundërshtim me ligjin. Ishte një gjendje mejerane e këtij këshilli sepse nuk tregoi intergritet në marrjen e një vendimi. Majfton të dëgoni këto gjyqtarë, dhe personi në zonën  më të largët po t’i dëgjonte do thoshte “ky nuk mund të gjykojë më”.
 
Kush ja dikonte vendimet Çefës?
Diku tjetër ishte marrë vendimi dhe zoti Çefa s’dinte as të interpretonte ato vendime.
 
Pse shkarkuat vetëm atë dhe zotin Lelçaj kur vendimet ishin Kolegjiale?
Zoti Çefa nuk është aq naiv sa është hequr në këtë studio, janë tre anëtarë që zgjidhen nga kuvendi, për këtë shkak do sillnin frymë tjetër në KLD, 9 anëtare zgjidhjen nga konferenca, nuk ka punë ministri. 

Më ka ardhur një sms nga Cefa ku më thotë se në momentin kur keni paraqitur kërkesën për masa disiplinore ndaj gjyqtarëve ju ka mbështetur dhe e kundërta është një gënjeshtër se në shumicën e rasteve keni hequr dorë.
Besoj se nuk duhet marrë parasysh pasi është i shkarkuar nga parlamenti. Materialet janë aty si dhe votimi që ka bërë zoti Cefa. Një apo në dy raste ku i kam dërguar për transferim të gjyqtarëve dhe nuk gjeja mbështetjen e KLD. Kur nuk pranonin kërkesat kam thënë se unë si ministër me materialet e juaja, dhe unë me kërkesat e mia, atëherë jam tërhequr. Mëkatet e zotit Cefa duan kohë të rrëfehen.
 
Të premten është konferenca e dytë e reformës në drejtësi. Çfarë platforme do të ketë?
Që në muajin korrik kishim lançuar për zhvillimin e një konference pasi ndryshimet e muajit korrik nuk është reforma që pretendojmë dhe kërkojnë edhe faktorët ndërkombëtarë.
 
naco

Sipas opozitës kjo nuk është reformë por marrjen nën kontroll.

Nëse na akuzojnë për marrjen e kontrollit, atëherë dikush tjetër e ka kontrollin e saj. Asnjë anëtar i KLD nuk mund të promovojë veten gjatë kohës që është në KLD.
 
Keni apo jo reformë?
Ne kërkonim që për shkak të axhendës së Kryeministrit, Presidentit dhe kreut të Kuvendit do të mbanim një konferencë me përfshirjen e të gjithë faktorëve. Presidenti lançoi datën 6 tetor. Mua nuk do të më vinte mirë që brenda të njëjtit shtet, të bëheshin dy konferenca, dhe sigurisht u ulëm që të bënim një konferencë, dhe të përfshiheshin të dyja axhendat. Dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë ju patë qëndrimet e tyre. Sigurisht që nuk ishte zgjidhja, Presidenti rekomandoi që Ministri i Drejtësisë të organizonte një konferencë tjetër dhe sigurisht si ministër, kam kërkuar që më 31 tetor të zhvillohet një takim tjetër, në nivel eksperktësh, ku janë të ftuar, komisioni i Venecias, PAMECA, OPDAT.
 
Çfarë do të diskutohet në këtë konferencë?
Ne do të kërkojmë që konkluzionet e konferencës së datës 6 tetor të jenë pjesë e konferencës së 31 tetorit. Kemi kërkuar dhe duam të reformojmë gjykatën e lartë. Mund të ju them vetëm një fakt se gjykata e lartë ka mbi 10 mijë çështjesh të pashqyrtuara. Ose do të shtojmë numrin e anëtarëve të gjykatës së lartë, e cila ka një kosto më të madhe dhe kërkon një reformë më të gjerë.
 
Çfarë kompetencash kërkoni ti ndryshoni Gjykatës së Lartë?
Jo çdo çështje e apeluar në Gjykatën e Apelit të gjykohet në Gjykatën e Lartë. Ka një numër të madh çështjesh që Gjykata e Lartë nuk mund t’i gjykojë. Ne kërkojmë edhe ndryshimin e Gjykatës Kushtetuese.
 
Çfarë doni të ndryshoni në Gjykatën Kushtetuese?
Mënyrën e përzgjedhjes së Gjykatës Kushtetuese. Jo çdo propozim duhet të kalojë nga Kuvendi, një nga sugjerimet është krijimi i një këshilli mes mazhorancës dhe Presidentit, që do të bëjnë një seleksionim që do t’i dërgohen Presidentit dhe ai do të zgjedhë
 
Këtë këshill kush do ta zgjedhë?
Është një nga çështjet për tu diskutuar më 31 tetor dhe më mbrapa. Kjo është një nga idetë tona, por e akoma nuk kemi parë një ide të opozitës. Mendimi im është që të ketë dy inspektoriate pasi në këtë mënyrë monitorohet dhe funksionon më mirë. Duke qenë dy inspektoriate të harmonizohen dhe mos të ketë mbivendosje. Ky është mendimi im por të gjitha janë çështje për tu diskutuar. Në tryezën e drejtësisë kam lançuar dhe kam kërkuar që procedimin disiplinor të mos e këtë vetëm Ministri i Drejtësisë por edhe KLD. Jemi të hapur të ulemi të diskutojmë që produkti të jetë gjithëpërfshirës. Ky është qëndrimi ynë si mazhorancë. Ne nuk kemi përdorur kartonin por kemi kërkuar të ulemi të gjithë bashkë dhe reforma të jetë gjithëpërfshirëse.
 
Situata më emergjente është korrupsioni. Në këtë reformë çfarë mekanizmash të reja do të ketë përti luftuar?
Korrupsioni gjyqësor është më i ndjeshëm. Unë besoj se ne kemi marrë disa hapa që janë vlerësuar edhe në progres-raportin, siç janë ndryshimet në kodin e procedurës penale. Pra është një hap tejet i guximshëm i mazhorancës që ajo e djeshma nuk ia doli dot, e çoi deri në parlament dhe nuk e votoi. Besoj se heqja e imuniteteve për të gjithë gjyqtarët ishte një mënyrë e duhur për të luftuar korrupsionin. Ne duam që ligji Anti-Mafia të mos mbetet në letër por të zbatohet.
 
Ka ndonjë sekuestro? Ka ndonjë efekt?
Shumë shpejt do të kemi efektet e para, ku së bashku me ILDKP do të bashkëpunojmë dhe rezultatet do të jenë të dukshme në muajt që vijnë. Ne kemi marrë nismat e duhura ligjore. Ju keni parë edhe ndryshimet e Prokurorëve.
 
Për ta pasur më të qartë ligjin, për të kontrolluar pasuritë e paligjshme të zyrtarëve, kush ka tagrin për ta bërë këtë?
Sigurisht që do t’i drejtohen prokurorit dhe të bëjnë kërkesë dhe barrën nuk e ka më prokurori por personi që bën këtë pasuri të paligjshme.
 
Tek Prokuroria çfarë do të ndryshojë në kuadrin e kësaj reforme?
Sot organi i Prokurorisë, emërimet dhe shkarkimiet bëhen nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Presidenti por ne duam që të ketë një Këshill që të funksionojë dhe të dëgjojë ankesat si dhe të promovojë gjyqtarët më të mirë.
 
naco

A besoni se do të arrihet konsensus apo do të ketë kundërshtim?

Sot nuk jemi në fazën kur mund të arrihet konsensus por në marrjen e imputeve.
 
Sa do të zgjasë pregatitja?
Nuk ka një datë por e rëndësishme është që procesi të jetë gjithëpërfshirës, me mbështetjen e ndërkombëtareve, si Komisioni i Venecias që në emër të qeverisë kam kërkuar asistencë në këtë reformë. 

Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit