Naço:Ndëshkoni gjyqtarët pa etikë
Cefa: I keni akuzat të pabaza
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço edhe njëherë ka theksuar se monitorimi i sistemit të drejtësisë ka një rëndësi të veçantë për të evidentuar gjyqtarët e aftë dhe të paaftë, si dhe largimin e gjyqtarëve të korruptuar. Gjatë një seminari me temë ‘Inspektimet mbi etikën Gjyqësore’ i organizuar nga OPDAT dhe MD, Elvis Cefa tha se "akuzat janë të pabaza, dhe politika duhet të mos ndërhyjë".
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço edhe njëherë ka theksuar se monitorimi i sistemit të drejtësisë ka një rëndësi të veçantë për të evidentuar gjyqtarët e aftë dhe të paaftë, si dhe largimin e gjyqtarëve të korruptuar. Gjatë një seminari me temë ‘Inspektimet mbi etikën Gjyqësore’ i organizuar nga OPDAT dhe Ministria e Drejtësisë, Naço ka theksuar se prioritet i qeverisë është rritjen e transparencës së proceseve gjyqësore.
“Përgjegjshmëria e sistemi gjyqësor ka rëndësi të madhe për të respektuar të drejtat e njeriut.. Duhet një sisitem drejtësie i paanshëm. Ne duhet të rikthejmë besimin tek sisitemi i drejtësisë. Nevojitet më shumë punë, sa i përket monitoirmit të gjykatave dhe ndëshkimin e gjyqtarëve që shkelin parimet. Ne si qeveri jemi duke organizuar një konferencë kombëtare për sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor duhet të ndahet nga interesat e veta e të kthehet në një sistem që ka vlera”, ka theksuar ministri i drejtësisëë Nasip Naço.
“Refoma në drejtësi është një proces kompleks dhe i përbërë nga qindra elementë kovergjentë. Inspektimi me efikasitet i gjykatësve është sigurisht një nga këto elementë, etika është gjithashtu një nga parimet qëndrore dhe duhet respektuar. Për këtë arsye dëshiroj që ky seminar jo vetëm të sjell reflektim, por edhe veprim konkret, të cilat bëjnë të mundurrealizimin e ndryshimeve që presim”, ka thënë zv.ambasadori i SHBA.
Ndërkohë nënkryetari i Këshilit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa tha se politika të mos ndikojë proceset gjyqësore
“Procesi gjyqësor duhet të zhvillohet jashtë çdo ndërhyrje të pajustifikuar dhe paautorizuar. Duhet të ruhet pavarësia e institucioneve gjyqësore, dhe politika të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore. Sjelljet jo etike përbëjnë një problem për të cilët duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Duhet të përpiqemi të ruajmë standardet na ruajtjen e etikës në gjyqësor. KLD krahas masave ndëshkuese për gjyqtarët mban parasysh edhe rastet e shkeljes së etikës. Persona të caktuar të veshur me pushtet publik qoftë edhe gjykatës e prokurorë sillen si të plotfuqishëm, sikur kanë në dorë fatet e njerëzve, kur në të vërtetë nuk është kështu”, ka thënë nënkryetari i Këshilit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa
Redaksia Online
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?
-
I nevojshëm
73.1%
-
I pa nevojshëm
22.6%
-
Nuk kam mendim
4.3%
Vota total: 1273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
CRIME STORY/ Aventura e Enver Hoxhës me kontrabandën e Marlboro-s! Nga përfshirja te fitimi i shtetit dhe incidentet e përgjakshme në det
26 Maj, 22:01
-
E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola ka vendosur të largohet nga Manchester City
26 Maj, 21:58
-
Humbja e titullit në finale, Orges Shehi ka dyshime për golin e anuluar: Qajmë rastet e humbura
26 Maj, 21:49
-
Flet trajneri kampion, Edlir Tetova i sinqertë: S'kishim objektiv dy trofetë, ka oferta në merkato
26 Maj, 21:43
-
Mero Baze: Sfida dhe bllofi me diasporën
26 Maj, 21:40
-
Vila e Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e shoqes së ish-bashkëshortes
26 Maj, 21:37
-
Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'
26 Maj, 21:19
-
Bajram Peçi: Me devijimin e Lumit Shushicë shkelin ligjet dhe gjithë parimet moral
26 Maj, 21:17
-
Historike/ Egnatia mposht 0-1 Partizanin në finale dhe fiton për herë të parë trofeun e Superligës shqiptare! 'Demat' zbresin nga froni
26 Maj, 20:57
-
Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?
26 Maj, 20:51
-
'Na duhej stadiumi San Siro!' ANSA jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano: 5 mijë në Pallatin e Sportit 3 mijë jashtë! Lavdëroi Melonin dhe thumboi Bossin
26 Maj, 20:47
-
Dhimitri Çyfeku, zgjidhet kreu i degës së Rithemelimit në Korçë! Votuan 577 anëtarë, pjesëmarrja më e ulët në histori
26 Maj, 20:19