Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësoshet se KLD nuk ka miratuar rendit të ditës, duke rrëzuar kërkesën e ministrit Nishani
Mbledhja është drejtuar nga Elvis Cefa, pasi nuk ishte i pranishëm Presidenti Bujar Nishani.
Gjatë mbledhjes, ministri Naço kërkoi të emërohen në gjykata të diplomuarit e këtij viti në Magjistraturë, e kryesisht në 13 vende vakante në Gjykatën e Tiranës, ndërsa ka pasur debate me anëtarët të cilët propozonin transferimet e gjyqtarëve që kanë kontribuar për vite me radhë.
Pas debateve, mësohet se mbledhja e KLD ka vijuar me rendin e paracaktuar të ditës.
Nga burimet mësohet se në rendin e ditës të mbledhje së KLD-së parashikohej edhe vlerësimi për 52 gjyqtarë, si dhe miratimi i dorëheqjes së inspektores së KLD, Alma Hicka, e cila u prezantua nga kryeministri Edi Rama si Avokatja e re e Shtetit.
ORA 19:04 KLD, SHTYHET MBLEDHJA, MUNGONI NISHANI DHE NAÇO
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka përfunduar mbledhjen e nisur që nga paraditja, pa miratuar asnjë vendim. Burime nga KLD-ja, kanë bërë të ditur se, shkak për këtë shtyrje, ka qenë mungesa e kreut, Presidentit Bujar Nishani dhe ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe anëtarërit, Çomo.
Këta dy të fundit u larguan gjatë mbledhjes, pasi siç deklaruan nuk mund të bëheshin pjesë e një farse të tillë, që po bënte KLD. Sipas të dhënave, janë dy pika që kanë mbetur pa u miratuar. Pika 3 që ka të bëjë për emërimin e 13 gjyqtarëve në Gjykatën e Tiranës, si dhe pika 8 e rendit të ditës, që ishte emërimi i gjyqtarëve të rinj. Mbledhja është shtyrë në një datë tjetër.
ORA 14: 20 NAÇO: KLD PO BËN QOKA, EMËRON GJYQTARËT E RRETHEVE NË TIRANË S’DUA TË BËHEM PJESË E FARSËS
Ministri i Drejtësisë ka dalë nga mbledhja e KLD-së duke deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e farsës së emërimeve. Ai akuzoi KLD-në për mungesë transparence.
“Kjo është mbledhja e dytë që KLD ka nisur t'i bëjë jashtë vëmendjëes së medias ç'ka ndikon ndjeshëm në transparencën e KLD-së dhe në pozicionet që ka. Ky është një kthim mbrapa, në aspektin e transparencës. Pati diskutime të ndryshme për emërinim në 13 vende vakante në Gjykatën e Rethit gjyqësor Tiranë dhe në Gjykatën Administrative. Kjo tregon mungesë efiçence. Sot flitet për diskutime dhe jo propozime konkrete. Propozimi im ishte që të hynte në rend dite e të promovoheshin magjistratët që paguhen edhe pse nuk janë në punë, dhe KLD nuk e merr mundimin t’i punësojë. 8 gjyqtarë këtë vit kanë mbaruar magjistraturën. Plotësimi i vendeve vakante do bëhet nga gjyqtarë të ardhur nga rrethet. Vazhdojnë prej tre muajsh të mos plotësojnë vendet vakante. U kam thënë KLD të mos bëjnë mbledhje selektive por të ketë klimë besueshmërie”, tha Naço.
Ai shtoi se në gjykatën e Tiranës janë shpallur prej kohësh 13 vende vakante që sot do të kalojnë emërimet. Ministri i Drejtësisë u largua nga mbledhja e KLD në momentin kur po diskutohej pika 3 e rendit të ditës, e cila parashikonte emërimet e gjyqtarëve, në vendet vakante. Por propozimi i minisitrit Naço për emërimin e magjistratëve në këto vende vakante, ishte pika 9 e rendit të ditës, dhe me miratimin e pikës 3, rrezikonte të mos kishte më vende të lira.
“U largova sepse nuk bëhem pjesë e kësaj farse. Kjo e tregon dhe mungesa e Presidentit. Në emërimet që do bëhen do ketë një farsë. KLD nuk mund të plotësojë qokat. Ne duhet të ndryshojmë KLD, e të bëjmë thirrje për të promvoruar ata qgjyqtarë në karrierë. Dalja ime sot ka të bëjë me transparencën dhe vendimmarrjen U largova sepse nuk do bëhesha pjesë ëe farsës”, tha Naço.
SOKOL ÇOMO: SISTEMI I VLERËSIMTI TË GJYQTARËVE, I DËSHTUAR
Anëtari i KLD Sokol Çoma tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka pasur shkelje të ligjit, duke e cilësuar të dështuar sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve. Çoma tha se propozimi i magjistratëve të rinj dhe emërimi i tyre, i propozuar nga ministri Naço, do të sillte një vlerë të shtuar në Gjykatën e Tiranës.
“Në mbledhjen e sotme të KLD ka pasur shkelje të rëndë të ligjit. Bëhet fjalë për emërimin e magjistratëve të rinj që kanë mbaruar shkollën në vitin 2012 dhe 2013. Shoqëria shqipatrë ka 4-5 vjet që paguan për këta magjistratë pasi, ata paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, dhe emërimi i tyre do të vinte në funksion të sistemin gjyqësor. Nuk u mundësua sot që dijet e tyre ata t’i vënë në fuksion të gjyqësorit shqiptar.
Në kushtet kur sot në mbledhje u bë i pamundur emërimi i magjistratëve, ata ngelën për t’u emëruar në vitin 2014. Ne nuk mund të bashkoheshim dhe të bëheshim pjesë e kësaj antiligjshmërie. Ju tashme e dini se shumë gjykata kanë gjyqatrë mbi numrin e organikës dhe paguhen në mënyrë të kundraligjshme.
Ngelen pa emëruar magjistratët e vitit 2012 dhe ata të vitit 2013. Ata janë 16 magjistratë që do sillnin një vlerë të shtuar në Gjykatën e Tiranës, nëse do ishin emëruar. Nuk di cilët janë ata që do miratohen sot, u largova. Mos u çudisni nëse për magjistratët nuk do ngelin vende të lira. Emerimet në gjykata mbizotërojnë kriteret subjektive”, u shpreh Çomo.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)