TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço me ftesë të homologes italiane, Annamaria Cancellieri zhvilloi aot një vizitë në Romë, në Ministrinë Italiane të Drejtësisë.
Temë qendrore e këtij takimi ka qenë ecuria e marrëveshjeve të ekstradimeve dhe transferimeve nga Italia. Ministri ka komunikuar vendosmërinë në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe. “Krimi nuk njeh kufij, por përmes harmonizimit të politikave dhe mbështetjes reciproke do të bëhej i mundur dekurajimi i tij.”- ka thënë ai.
Ministrat u shprehën të gatshëm për lehtësimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, ndërsa në fokus të bisedës ishte edhe reforma aktuale që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë shqiptare në sistemin penitenciar.
Nga ana e saj, ministrja e Drejtësisë italiane Cancellieri, është shprehur se Italia ishte e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. “Rëndësi kanë shkëmbimet dypalëshe në nivel teknik.”- mësohet të ketë thënë ajo gjatë takimit mes dy ministrave, informon zyra e shtypit pranë ministrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu, Cancellieri shprehu besimin në vijimësinë e këtij bashkëpunimi, ndërsa i konsideroi të rëndësishme shkëmbimet dypalëshe në nivel teknik.
Njëkohësisht kreu i drejtësisë shqiptare e vlerësoi si mjaft të rëndësishme ndihmën e dhënë nga Italia në të gjitha fushat.
Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com